9.2 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Fitore Haklaj

Të mësuar çdo javë me u taku me emisionin Oxygen, nuk e kemi të lehtë kur emisioni shkon në pushime.

Për shikuesit e shumtë ,

Oxygen është një ndërtim shprese, një bashkëluftim, është bashkëndjenja e së mirës.

Sepse Oxygen nuk është thjeshtë veç një emision, është një Asamble, një Akademi në vehte, është kryevepër.
Besim Dina është ai gjeniu që zgjon emocione guximi tek publiku; bile edhe përzgjedhja e stafit flet shumë për moralin e tij.
E kam bërë këtë portret si falënderim për ti dëshiruar pushime të mira, Besim Dinës dhe Stafit
Është një Artist i madh, çdo vizë në këtë portret e kam bërë duke kujtuar humorin e tij, duke qeshë.
Emri i tij, fytyra e tij është personifikimi më i mirë i humorit edukativ.
Me fjalët e tij errësira bëhet dritë, vuajtja shëndërrohet në shpresë.
Në humorin e tij ka jetë.
Pushim të këndshëm Oxygen.
Ju presim me padurim në sezonën që vjen.

Tolja 13.07.21 Zvicer

“””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

ISNIQI
Ti Isniq më mbush nder
Zemrës time i dhuron verë
Këmba ime kur ec mbi ty
Shpirtit tim i dhuron gjallëri
Qielli i bukur të shndërrit
Edhe natën sytë më bëjn dritë
Ah sa bukur zogu kur këndon
Isniqi im sa shumë më gëzon
Kullat tua më shumë histori
Vënat tona gjakë Isa Boletini
Sa dëshmori ra për liri
Motër e vëlla thirrëm të gjithë
Fjala e plakut nëpër oda
Nuk ka kush që e then besën
Musafirë ti mirë se vjen
Bukë e kryp e zemër plotë
Isniqi im ma i bukuri vend
Mos e humb kurrë ketë madhështi
Sa herë flitet emri yt
Zemra ime mbushët flori

11.07.21

Tolja

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.