9.2 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Agron Prebibaj

ANSAMBLI SHEKULLOR NË FAMILJEN PAPLEKAJ

Syk & Gofile Paplekaj, në qiellin e muzikës shqiptare!

E pamundur për mua të trajtoj historinë e traditën përmbi shekullore të familjes së shkelqyer Paplekaj, jo vetëm NikajMërturse, por e Malsisë së Gjakovës, Dukagjinit e më gjerë, e pamundur pasi unë vetëm e ndiej muzikën, por jo të marr përsiper spjegimin profesionist.

Prej nga Lekbibaj buron gjithçka e vyer, prej aty fillon para 5 shekujsh shperndarja e fisit Nikaj, prej aty krijohen mundësitë e nguljes në zonë të fisit Mërtur e vllaznive të ikura, pra aty krijohen hapsirat për shtëpinë – shtëpia e të Zotit, shpia e miqëve.

Në Lekbibaj, qëndron magazina e mëndjes, aty filloi besa e mikepritja, aty u priten dhe u përcollën që nga Kovaçi, rrugëtari e deri te shtetari.

 Ne foto:Gofile Paplekaj

Muzika është një tjetër pasuri e veçantë e ketyre Lekbibajve, vërtetë elitare e demostrim kulture ne breza, nje fillesë e rritur nga shpia e të “çmendurit” antikomunist Miter Kola, i cili disidencen e tij ndaj pushtetit e pasuronte me muzikë, duke krijuar Ansamel brenda shtëpisë, me qellim per t’a pasuar atë per tek i madhi Syk Papleka (i cili mbetet i gjalle), tek Gofilja e Synjona.

Historia e familjes Paplekaj në krijimtari e muzikë nis katër breza më parë, te Kol Delia-lahutari i famëshem në kohen e vet, për tu pasuar te Miter Kola, lahutari dhe kënga majekrahu, për të vazhduar me djemt Marku e Lazri me këngën majekrahu e me lahut, secili i binte nje apo dy veglave muzikore, Lazri i binte si profesionist fyellit e gjethes, ndersa Marku besniku i lahutës.

Por lumi i artistave të familjes Paplekaj vetëm sa vjen e rritet për të krijuar Ansamblin vetëm në rritje e profesionist, i cili tashmë edhe mund të konkurojë si i vetëm e shumë i lakmueshem nga njohësit e muzikës.

Aty bash në shtëpinë e tyre, ansambli funksinonte me disa vegla muzikore, Syku e Lazri këndonin me një zë kurse Marku e Sokoli me një zë tjetër, për tu pasuruar ky ansamel nga Bore Miterja e Gofilja.

Kur mblidhej ky ansamel, Lazri e Sadiku me dy sharkia, Syku me violinë, Sokoli(mbarue për klarinetë në Shkoder) me çifteli e Marku me lahut jo vetem kulla e tyre merrte zjarr, por gjithë Lekbibaj e krahina.

Po ashtu Valbona e Lazrit një zë artistje, por edhe Zoge me Sofinë në solo.

I vetmi që nuk paska kënduar në këtë familje ishte bashkëmoshtari e miku im Paulin Paplekaj, por mësova se edhe ky paska patur një rol pa zë, një valltar i shkëlqyer i skenës me profsora mjeshtrat Skender Haklaj e Deli Metaliaj.

Vërtetë një lumë me artista brenda një familje në një shekull, ku vetëm nga kjo pjellë e muzikës marrin pjesë në festivale; Marku, Lazri, Sokoli, Borja, Syku e Gofilja, të gjithë me çmime, e cila me siguri se do pasohet me mjeshtëri e profesionale nga prosorja e muzikës Synjona bija jonë e dashur për secilin të NikajMërturas.

Për të veçuar Syk Paplekaj i cili me zërin e tij burrëror, një tenor i lartë i cili dridhte skenat e festivaleve, Lauranti i Gjirokastrës(i pavdekshem), po ashtu sot Gofilja po menaxhon për mrekulli zërin e saj brilant e të pashterrëshem.

Jo vetëm Syku e Gofilja por e gjithë familja e tyre ndër breza kanë kapur qiellin e muzikës shqiptare.

Krenari për një familje me lumë artistash e mbushur me qytetari, e cila nuk përafron të ndodhë më askund.

(në foto Syk & Gofile Paplekaj)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.