Po eksperimentoja një tjetër rrufitje të kafesë kur ra zilja e telefonit e nga ana tjetër më pyetën nëse desha të ndërroja kompaninë e telefonike.
Kafeja që kish mbetur mu duk se më thërriste të shijoja një çast të skajshëm të xhesteve fëminore që si duket nuk u braktiskan kurrë.
Po më zuri kolla e shpeshtë e harrova kafenë po të shqisja nervizizmin që më injektojë telefonata nuk munda dot.
E kështu në vënd të vazhdoja me ritmin e ngjeshur të kohës dedikuar rregullit në shtëpi u mora me krasitjen e luleve në ballkon.
I zbraza pak duf atye përmes çudisë se si mundën nga ngrysja në gdhirje kishin krijuar ende gjethe të verdha e boçet e tyre të mbushura e dëndësi petalesh- e kam.fjalën për mullagat e shëndetshme , kishin në mes tyre petale të thata.I heq ato- ” Të është bërë mani më thot ç’do herë një zë i dytë në brëndësi të ndërgjegjes; që nuk duron dot mbarlvajtjen natyrale; e shtonë:- ” të rroftë që në llafogjinë tënde përdorë shpeshë herë atë frazën: nuk e dua perfeksionizmin , sepse më duket jo tërësisht i vërtetë” .E pastaj i shton dhe një bisht bindës-” duhet të jet i mërzitshëm perfeksionizmi …apo përsosmëria thuhet në shqip?”
E m gj th – si mëngjezet si mbrëmjet e pasditet shpeshë më janë të pajisura me interrutorin e shqetësimit momental po dhe me lumturinë e çastit që zgjat sa rrufeja që shkrep , e përsëri rifillon një tjetër gjëndje e përputhur me ritmin pathollog të dëshirës për mbarëvajtjen e jetës duke u përbërë ndoshta dhe nga sakrifica për mbijetesë që eksperimentohet pa e zgjedhur po e ndodhur në të nga domozdoshmëria e pa duhur për të gjithë , po për ata që zgjedhin mos rrufisin kafen më nge.