7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Dhjetor 2024

Sanie Degjoni Ndreka

Atdheu është amanet!

Kjo jetë oshëtimë,shkumbëzimi
dallgësh të egra!
Histori njerzore të lashta
mitesh, legjendash me të bukurat
shtojzavalle, Sirena!
Me Balozë deti të zi
ndesh bri e n’bri
me Gjergj Eles Ali!!!
Dymbëdhjetë pashë topuzi
ngulur në tokë
12 pashë pluhuri përpjetë,
në sfondin e qiellit zymtuar,
dëshmitare retë!!
Dhe tallaze të kahershme
rropamë e çmendur deti,
sa pak,veç pakëz qetësi!
e rreme, mashtruese kjo qetësi
e rëndë mbi eshtrat e etërve
njollosur me padrejtësi!
Mbi amanete të pathëna, të plagosura
përplasen, përpëliten!
Mbi tallaze e valë tërbim!
Greminë errësirash mbulojnë ditët e hirta çehreprishur!
Pauz e gjatë mbushur plot natë!
Vullkan shkretëtirash kjo natë heshtje
si lukuni egërsirash
përpijnë plagosen,
ringrihen, verbohen, vetsakrifikohen,
dhe në agoni prap ulërijnë: mallkim!
Mallkuesit nuk shfaqin kurrë pendim,
të mallkuarit me ngutje
pa zgjidhje,
në lutje gjykojnë perendinë!!!
Po deri kurrë?
Më të vobektit, qorrazi
gremisur në greminë!
Sunduesit fodull të kollarisur
parakalojnë në sfilata eshtrash të thyera,
jetësh të fikura në varfëri,
euforik gërthasin,
predikojnë ndershmëri!

Ra përmbys nata,

troket mëngjesi,

dita lind me andrralla!

Me sy jeshil të pranverës

me fytyrën e dielltë të verës,

me flokët grikaf të qiellit vjeshtak

me mantelin e bardhe të dimrit plak!

Ah.. sikur…të ishte….kështu….

Po si gjithmonë, asgjë e re!

Ky vend që e quajmë Atdhe!

Lëngon në lëngatë

Si në legjendat e Gjergj Elez Alisë

me nëntë plagë në shtat,

dergjet harruar në shtrat

me ëndrra të djegura,flakësh përpirë

Lukuni hajnishë tek e zhvasin

e bëjnë sehirë!

Të mundurit e braktisin

në kohë të vështirë!

Me pyetjen retorike Pse??

Ktë amanet të kahershëm!

Ktë vend të bekuar!

Që e quajnë Atdhe!

“”””””””””””””””””””””

Si nene si grua
E dua boten te bukur ,
te paqte e dua,
me shpirtin kristal
si nene, si grua!
Dhe jeten me arome
te ngrohte njerezie
te vertete,
pa dorashka hipokrizie!
Te shijoj ne buzembremje
magjine e perendimit vjeshtak,
njerez tek dashuria
shpirterat ju perflak,
femije te lumturuar
mengjeseve te diellta
gonxhe trendafili
petale zambak!
Dua te shoh ne sy engjellor
embelsi si pikeza mjalti,
buzeqeshje femije
dhe driteza te shpirtit
si yje!
Ta shijoj frytin
e djerses dhe te mundit,
dhe lukun markuar
me moden e fundit!
ta ndjej lirine time,tenden
te lehte si puhize deti
si fllad mengjesi ledhaton
si perkedhelje endrrash,tani,
cdo cast i humbur
ne grahma dekadash vonon!
Ta ndjej peshen e zerit tim
si jehone te kalter ne hapesire
jo si ze ne humbetire,
ne boten e vrazhde
te rreme,te shtire!
Ta hedh hapin tim
mbi ura sigurie,
qe lidhin oqeane,vargmale
ne sfidat e kohrave
plot vraga e halle!
I dua ngjyrat e stineve
te me perkasin mua,
gjelberim pranvere
stinen e veres se arte,
bardhesine e dimrit
dhe vjeshten e nektarte!
Eshte zeri i mijera grave
dhe nenave qe ju flet,
kam ende shume
per te thene……………..
Si grua,si nene!!!

Sanie Degjoni Ndreka

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.