HESHTJA

Erdhe ngadal në shpirtin tim
Heshtje e verbuar sa shumë të ndjeva
Më there thellë në ashtin e fundit
Trupin e ligështove aq shumë
Largohu nga koka ime të lutem
Shko larg aty ku vendin e ke në paqë
Heshtje që nuk je asgjë më shumë
Nuk të vërej unë, per të tjeret nuk e di
Kur erdhe në dhomën time hije e zezë
Nuk te deshta aspak moj
Merre një rrugë të gjatë largë nga ky vend
E mos eja kurrë më tek unë
Bota ime nuk është heshtja
Dergom afer një lumi ku ka shumē gurë
Merre at copë të madhe e më godit
Më mirë se të ndjej heshje në shpirtin tim.
19.07.21
Tolja
“”””””””””””””
ISNIQI
————————-
Ti Isniq më mbush nder
Zemrës time i dhuron verë
Këmba ime kur ec mbi ty
Shpirtit tim i dhuron gjallëri
Qielli i bukur të shndërrit
Edhe natën sytë më bëjn dritë
Ah sa bukur zogu kur këndon
Isniqi im sa shumë më gëzon
Kullat tua më shumë histori
Vënat tona gjakë Isa Boletini
Sa dëshmori ra për liri
Motër e vëlla thirrëm të gjithë
Fjala e plakut nëpër oda
Nuk ka kush që e then besën
Musafirë ti mirë se vjen
Bukë e kryp e zemër plotë
Isniqi im ma i bukuri vend
Mos e humb kurrë ketë madhështi
Sa herë flitet emri yt
Zemra ime mbushët flori