11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Eduart Pasha Vlonjati

NENE … O ZONJA NENE

Shqipëri e bukur,
NENE O ZONJA NENE
Kush s’të ka kënduar,
E kush s’të thurri këngë!?
Por ti je kënga vet,
Që vjen e del nga gurri,
Legjendë që s’humbet,
Në ninull në besë burri!
Të hodhë sevdanë.
Dhe në gurrë të varrit,
Punuar aq bukur,
Nga duart e të parit.
Ehh, për ty dhe malet
Ulen gjunjëzojnë gjunjë,
Dhe burrat të falen
O nënë që s’bënë gjumë.
Ndër vilajetet e tua
Kush moj nuk ka kaluar,
Nënë ty kur të kanë parë,
Kush, cili nuk ka ndaluar?!
Të t’prekë nga afër,
E të ndihet bir,
Për të marrë aromën,
E Nënes se mirë.
Nëna fjalë ëmbël,
Thesar mbi thesar,
Kush moj është larguar,
E për ty s’ka qarë?!
O ilaç shëronjës,
O YLL METEOR
Për ty patën qarë,
Princër – Perandorë!

SHKROI : ED PASHA VLONJATI

“”””””””””””””””””””

NDRIJNE SI PERLE KURORE NDRIJNE !
Si ylber mbi maja bore,
bukuria e kësaj Vlore
në mes shoqeve të saj
e para është Llogoraja !
Llogoraja me Radhimë,
gushë më gushë të dyja rrijnë ,
Aromë caj trëndelinë
Kaluar Paramithinë.
Si legjendë në këngë vijnë,
Ndrijnë si Perlë Kurore ndrijnë
qumësht gjiri Vlore pijnë
këngë e vaj bashkë i shkrijnë!
Si shkrin borë nga Llogorja,
ku shkëlqen dielli mbi maja ,
me ujë bore , mjaltë që ndrinë
Presin miqtë që udhës vijnë…
Dhe miqtë që zbresin në Vlorë ,
Habiten…falen me zemër në dorë,
Beja që bejnë kur vijnë ,
DUKAT TRAGJAS E RADHIME !

Fjala mjaltë , kënga shërim …

Thonë : Ilaç i shpirtit tim

se kanë te këmbët detin

e të bën të jetosh MBRETIN !!….

SHKROI EDUART FRAKULLA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.