Asllan Miftari,nji pene brilante,sot feston pervjetorin e ditlindjes.Gazeta “Nji Dritare e Re”i urone te festoje mbi 100 pervjetore.
Vitet trokasin portën, ikin pa lënë gjurmë
Pa u ndjerë ikin…, si ujë poshtë urë
Syri gjurmon vitet e fotot varur mbi mur
Të ikni ju vite…? – Jo…! – Shpirti thotë, jo kurrë !
Shpirti të zhgënjen me flokun e bardhë
I ri don të mbetet, si në moshë të njëzetë
Zemra të tradhëton, udhëton përkrah me vitet
Herë ecën ngadalë, herë ritmon në të shpejtë..!
Vitet ikin….ikin me vërshim
Ikin e lënë shije, me dhe pa lezet
Në hodhe hapin e dytë, në derë prite të tretë !
Se e tillë është ndërtuar, kjo tinëzare jetë !
.
Copyright@Asllan Miftari
31 Korrik 2021
