18.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Shkruan:Lazer Kulla

* Kujtë i sherben patriotizmi “tym e flakë” ???
* Keqardhje per sjedhje “në turmë” e vellezerve nga Kosova.
Jo vetem u mbush, por fb na u ba i merzitshëm me patriotat “tym e flakë” sidomos nga Kosova.
Arriten deri aty sa jovetëm Rama qenka anti shqiptar, por edhe shqiptarët e shtetit amë dolëm anti shqiptarë…kulmi i injorancës
– I-
Dy llafe per vetëizolimin e Shqiperisë:
Pas L2B provuam pak vite vellazerimi me Jugosllavinë dhe shumë shpejtë u rrokullis çdo gjë.
Pastaj u gatua miqesia Shqiptaro-Sovjetike deri në vitin 1960-të ku shqiptarët perfituan më shumë se Sovjetikët nga kjo miqesi.
Më 1960-tën kjo miqësi u kthye në armiqësi, ku humbësit shqiptarët ishin, jo Sovjetikët.
Në mes viteve ’60-të lindi nje miqesi e re, ajo shqiptaro-kineze, dhe me plot siguri mund të themi se perseri Shqiptarët ishin më të fituarit, pasi morëm falas nga Kina fabrika, uzina, hidrocentrale, ushqime, veshëmbathje, makineri…etj. Por siç thotë nje fjalë popullore: “buça në therra shkon” …shqiptarët ia kthyen shpinën vetë të mirave Kineze….
Sot disa patriota “tym e flakë” nga Kosova duan që shqiptarët të bëjnë të njëjtin gabim, ta injorojmë iniciativen Euro-Amerikane dhe të kthehemi të hamë njeri-tjetrin nga varferia si në fund vitet 80-të…
-II-
Dashi, pusi dhe kopeja e deleve apo Albini, megaloinjoranca dhe Kosovarët???
Një nder fjalët e urta popullore shqiptare eshte edhe shprehja: si delja në pus…
Eshte fenomen real se po të hedhësh dashin e kumonës në pus, e gjithë kopeja e deleve do hedhet vetë në pus. I njeti fenomen po ndodhë në Kosovë.
Albin Kurti eshte zhytur në pus dhe pothuajse e gjithë Kosova po e ndjek deri në fund të pusit…eshte fatkeqesi, por e vertetë. Shpejtë do vinë dita dhe vellezerit tanë në Kosovë do ta marrin vesh se në cilin pus po mbyten duke ndjekur “dashin e kumonës” Albin Kurtin…
-III-
A duhet të vetë izolohen Shqiptarët?
Nga historia e pas luftës së dytë boterore ne duhet të nxjerrim mesim dhe kurrë më nuk duhet ta pranojmë “vetizolimin” pasi na çon në vetëshkaterrim të sigurtë.
-IV-
Patriotizmi “tym e flakë eshte patriotizem i”lleshit”….
Keta patriotat “tym e flakë” nuk bëjnë gjë tjeter veç patriotizmin e leshit…. Ja disa shembuj per ta vertetuar:
1 – Në Kosovë lindi muzika tallava që eshte kryekeput muzikë anti-shqiptare (muzikë gabelçe, magjupe-arabe) dhe ka zevendesuar muziken tradicionale shqiptare. Tani më thoni ju ku qendron patriotizmi ketu???
2 – Mitrovica, ka 22 vite e ndarë…ku janë keta patriotat “tym e flakë” që lejojnë një ndarje të tillë?
3 – Asociacionet Serbe në Kosovë: ku jeni o patriota “tym e flakë” që lejoni asociacione të tilla?
4 – Serbia tregton në Kosovë 500 miljon euro në vit. Ku jeni ju o patriota “tym e flakë” që hani bukën me miell të shkijeve dhe lehni kunder Shqiperisë ? Apo e keni nga buka e shkaut???
5 – Kisha shqiptare e Deçanit eshe kthyer në kishë dhe djep i civilizimit Serb. Ku jeni ju o patriotat “tym e flakë”
që pranoni gjera të tilla…???
6 – Në Kosovë ka mbi 12mijë të vrarë dhe disa mijera të zhdukur, e gjithë Kosova u shkaterrua nga lufta dhe akoma nuk e keni çuar Serbinë në Gjykatën Nderkombetare. A mos ne shqiptarët jo patriotë nga Shqiperia u kemi ndalur???
7 – Si rezultat i keq qeverisjes mijera shqiptarë të Kosovës kanë marrë pasaporten e Shkaut (serbisë) per lehesim udhetimi. A mos edhe per këtë ne shqiptarët e Shqiperisë jemi fajtorë?
8 – Çakorrin ua dhatë si shperblim Malit të Zi. Po ketu ne nga Shqiperia e kemi fajin?
9 – Abdullahi juaj firmosi në Uashington marrëveshjen me Vuçiçin dhe Serbinë, edhe pse jovetëm ju injorojnë por edhe ju tallin (bajnë hajgare me ju) Edhe per kete ne në Shqiperi jemi fajtorë?
10 – Sidheni si idhnjakë dhe thoni se nuk do shkojmë ma në detet shqiptare…thoni se do ta bojkotoni turizmin në Shqiperi….
Ah, ketu le të ndalemi pak. Në të vetmen pikë që biem dakord, eshte turizmi. Dhe e dini pse, sepse e felliqni kudo ku shkoni. Nana shqiptare të Kosovës që lajnë bythen e femijëve në detet tona, më vjen keq që jovetëm do i gjobisja mirë, por do ua ndaloja per jetë mos me pasë shanc me plehnue ujerat tona….
Ketu po e mbyll, me ju dhe per ju patriotat “tym e flakë” që nuk ia keni idenë se çdo të thotë të jeshë patriot.
TUNG SHQIPE!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.