14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Mars 2026

Fadil Balaj

Bac! Vertet koha vrapon shpejt, por ne kujtesen time rri gjithnje e afert, e shtuna e erret e 16 korrikut 1994, kur Zoti nuk te la me ne, por te largoj para kohe prej kesaj bote te zhurmshme, te pa meshirshme, pse jo shpesh te pa drejt, duke ngjitur shpirtin tend qetsisht ne xhehnet, dhe une prap se prap humbjen e babait dhe shokut tim te ngusht, edhe sot e perjetoj ashtu si ne diten e pare.

Baci yne i shtrejt!Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

U largove, duke lene shume shoke e miqe te mire, te cilet te kujtojne me respekt e mirenjohje. Te gjithe tregojne per virtytet tua te karakterit prej burri malesor, kurajoz e fisnik. Sigurisht kjo me bene te ndjehem krenare.
Sa here ndigjoj ne biseda te lira, prej njerzeve qe ju kane njohur e punuar me ty, qe flasin per rrespektin qe ke lene ne shoqeri, po pse jo edhe per humorin karakteristik qe ishte ne natyren tende, se si me duket,…me ben te them me zemer: Bac! Ti jeton ne kujtimet e shoqrise, dhe kjo ty te mban gjalle.kķ Kjo per mua eshte nje arsye me shume, qe krejt natyrshem me krijon nje ndjesi prekse, e me mbushe disa fish shpirtin me krenari.
I pa harruar Bac! Kete vite, kalendari shenon pervjetorin e 91-te, te lindjes tende. Por… te gjithe te Zotit jemi. Keshtu i ka ndertuar Ai ligjet e jetes, ne nje moment te caktuar, te gjithe do te vime atje ne mbreterine e Tij. Ashtu siç erdhi edhe…ah Bac, fundviti i 2019 te henen me 09, dhjetor, per familjen tone u mbyll gri. Shpirti i bardhe i Rifatit tone te mire, te paska dashur me shume se ne te tjeret. Ai u nda nga ne para kohe, dhe krejt pa pritur, dhe ashtu qetesisht, siç ka qene gjithmone natyra e tij, erdhi pran teje, ne xhehnet.
Bac i dashtun!
Gjithmone ke qene, e do mbetesh model i dinjitetit, i burrerise i ndershmerise.
Ndaj une, ai “rrebeli, i llastuari” i Bacit,
ndjehem gjithnje midis dhimbjes dhe krenarise.
Ju Falem me mirenjohje e perulje, Baba & vella.
Me 16, korrik, 2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.