Si një lule, mbive në kopshtin tim, të jetës
si një lule, që shpirtin ma lulëzoi.
Si një portret, qëndisur me fije ari
në telajon e jetës time, me ngjyra, të ndezuara, të gëzuara akuarelë
portreti yt
gëzimin tim, pikturoi…
Si sot erdhe, ty ylli im, që ndrite si diell shpirtin tim.
ty bija ime, o flori
ty lulja, më e bukur që çeli në korrik
ti drita e syve, të mi
Ti plazma ëngjëllore,mrekulli
që më bëre, të ndjej e të kuptoj
çdo të thotë, me të vërtetë
dashuri.
Më dhe, shpresë
u bëre e jetës time këngë
më bëre me krahë
për herë të parë,
ti më bëre nënë .
Bashkë me ty, linda dhe unë sërish
jetës time, i dhe kuptim.
Mes shikimit, të dy syve, të tu
si rrush të zinj
unë notoja, në det të thellë lumturish.
Lulja më e bukur e kopshtit tim…
Gëzuar ditëlindjen, ylli im!