14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Mars 2026

Dava Gjoka Lleshaj

MUZË POEZIE !Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Dava Gjoka dhe teksti
Më tha muza e poezisë
S’do të le ,unë ,kurrë rehat
Do t’largoj ty prej mërzisë
Natë e ditë do t’vij në shtrat !
Do të vij unë , ditë për ditë
Nga mëngjesi deri n’darkë
Edhe natën ,ti , më prit
Se di t’vij ,t’ulem në shtrat !
Mblidhi shkronjat një nga një
Ktheji në vargje dashurie
Se në heshtje pa bërë zë
Do t’vij unë , muzë poezie !
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 16 Gusht 2021
“”””””””””””””””””

LULE E BUKUR MIRDITORE
Ku lind dielli e lëshon rreze
Edhe hana ku ban dritë
Po zbret ti moj lule bjeshke
Lind e rritun në Mirditë
Trupi yt si një selvi
Derdhur bjeshkës nëpër shpat
Po zbret ti moj bukuri
Si zanë mali, e hollë e gjatë
Lule e bukur mirditore
Eja pak e bashkë të rrimë
Të pimë ujin e këtyre krojeve
E ta fal unë dashurinë
Dava Gjoka (Lleshaj)
Tiranë 15.8.2018
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.