Lajmërim shokues. Ndalohet leximi nga persona poshtë moshës 18 vjeç.
Facebuksa jam në hall të madh, i them vetes mos të shkruaj, mos reago, mos mendo, mos analizo, mos u shpreh, rri urtë në qoshenë e kolltukut të deformuar nga pesha e fundshpinës, por nuk kam faj se s’më lënë rehat. Një periudhë e gjatë që nuk më lënë rehat lajmërime nga reklama për produkte të ndryshme në lidhje me maskilitetin. Mora guximin ta ndaj këtë shqetësim timin me ju miqtë e mi virtual. Me siguri vrisni mëndjen pse e quaj hall dhe pse e publikoj pa mu skuqur sedra dhe lëkura si shollë.
– Epo që thoni ju o facebuksa si unë edhe ju jeni bombarduar nga këto reklama produktesh, nuk besoj se jam e vetmja që ka privilegjin ti vijnë njoftime të tilla.
– Së dyti sepse çuditërisht pas kaq kohësh më kanë vënë në pikpyetje edhe për gjininë time. Mi nisin prej muajsh/vitesh dhe në fund do filloj ta besoj edhe vetë se mbase jam mashkull, ndërsa kjo që shoh jam iluzion i asaj që jam në të vërtetë. Më ka vënë në pikpyetje ekzistencën e gjinisë sime dhe kjo nuk është gjë e vogël. Përkundrazi më vë të mendoj përse rrjetet sociale më pandehin mashkull dhe më kanë kategorizuar si mashkull duke më profilizuar në produktet e meshkujve. Aplikacioni mesa duket ka analizuar gjuhën e përdorur në tekste, postime, artikuj, shkrime, mesazhe, komente dhe ka dalë në konkluzion se jam mashkull meqse përdor fjalor që sipas aplikacionit paragjykues dhe diskriminues unë klasifikohem si mashkull. Atëherë si e tillë më bombardojnë me plera të tilla, por nga ana tjetër më bllokojnë në bazë të çirakëve e kopilave të kupolës së jashtëqitjes që gjoja i ofendon fjalori im dhe më raportojnë te zukenbergu/xukja. Ose thjesht aplikacioni më thotë me lezet fuck off. Ju falenderoj për urimin dhe merakun tuaj për kënaqësinë time të intimitetit.
Në fakt këta çirakët e pd, ps leshelisë më raportojnë se s’durojnë të vërtetat jo sepse u prishet morali i të pa moralshmëve që janë prostitutat e tutorëve politikë të nxjerrë në llambat e kuqe brenda dhe jashtë vendit pavarësisht profilit të punës që paguhen në borderotë e administratës së shtetit nga buxheti i pareve tona.
Megjithatë facebuksa unë argëtohem me të gjitha, si me këto njoftime, si me faktin se më raportojnë shkrimet, profilet, faqet ca kopila anonimë pa emër mbiemër atësi ashtu si dhe disa me emër mbiemër e pa shtyllë kurrizore që u shërbejnë tutorëve për hiç asgjë, sepse thjesht u pëlqen të jenë zvarranikë pa arsye. Ashtu siç më pëlqen edhe fakti tjetër që krimet e tyre më detyrojnë tua përplas surratit ashtu siç i bëjnë dhe jo me fjalë të bukura e të buta siç jeni mësuar tu nënshtroheni në tre dekada. Gjithashtu më pëlqen që inteligjenca artificiale më konsideron mashkull duke marrë parasysh se është programuar në bazë të paragjykimeve për sterotipet që janë për çdo gjini.
Ndalohet ti lexoni këto postime se, ju prishet biografia e morali si rrjedhojë do ju shajnë si të pa karakter, ashtu si edhe mua. Megjithatë më të liqtë janë ata që të hanë bukën e të kthejnë kupën, mos mirnjohësit që të fusin thikën pas shpine në emër të moralit e të etikës në një shoqëri të degjeneruar deri në qelizë nga modeli i dhjerokracisë. Të paktën kupola juaj e jashtëqitjes nuk ankohet për asnjërin nga ju që jeni mosmirënjohësa se ju jeni servilë zvarranikë me rroba dhe shërbëtorë të denjë që i keni mbajtur në pushtet prej tre dekadash. Nuk jemi njësoj.
Ndaloheni të komentoni nëse tekstin s’kuptoni!