SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Edhe në kohërat më të hershme kanë ekzistuar, por edhe sot ekzistojnë parti politike në të cilat njerëzit anëtarësohen ku kanë dëshirën e tyre dhe një gjë të tillë nuk ua ndalon askush. Disa gjëra në kohën e fundit kanë dalur tepër jashta kornizave të tyre saqë janë jo vetëm të papërballueshme, por aq edhe shumë të turpshme. O, i nderuari mësues, profesor, mr. e dr. Askush nuk mund të ndaloj as ty se dëshiron të jesh një anëtar i ndonjë partie, sepse edhe ti e ke të drejtën tënde si çdo qytetar tjetër, por një gjë i nderuari disa mësuesë dhe ju ca të tjerë që i përmenda më lart i keni kaluar vijat e kuqe nga të cilët nuk mund të dilni prej tyre.
Mësuesi, profesori dhe…,i anëtarësuar në parti!? Në rregull! Po si mund të jetë në rregull kur një mësues, profesor,mr. dr e…, gjatë kampanjave zgjedhore del në tubime dhe bërtet dhe ngrit duart pa e kontrolluar aspak veten se çfarë profesioni ka ky i nderuar. Më ka rastisur tani gjatë zgjedhjeve të 15 korrikut 2020 disa aq shumë e kishin humbur kontrollin e tyre dhe kishin dalur jashta vijës së ndaluar. Sapo filloi kampanja zgjedhore filluan të i ndrrojnë profilet në fb.e tyre dhe të vendosin profile me simbole partiake etj.
Një gjëe këtillë po e them hapur që nuk më pëlqente aspak, por edhe më pengonte një gjë e tillë që mësuesi, profesori dhe…, të bëjnë këso veprime të tilla. Mësuesi për çdo mbrëmje të postoj liderin e partisë së tij, kanditatët e nominuar të partisë së tij për deputetë. Thirrje të hapura duke bërë apele para opinionit se duhet rrethuar këtë numër apo atë numër. Një gjë e këtillë ishte shumë, shumë e turpshme. Po si e lejon kodeksi, etika dhe morali i një mësuesit, edukatorit, pedagogut, drejtori të shkollës të bëjë këso gjëra që nuk kapërdihen dhe janë tejmase të turpshme. Po si dilni ju ca arsimtarë para nxënësve, prindërve me këso gjeste kaq të turpshme kur ti në mësonjëtore nuk ke nxënës të ndarë sipas përcaktimeve partiake, por ata nxënës janë të popullit dhe ai popull nëse ëshë i përcaktuar në parti të ndryshme politike ose ndonjë edhe aspak nuk është i përcaktuar në anjërën prej tyre!?
E ti i nderuari mësues, profesor, mr. dr. nuk lëndon në këtë mënyrë edhe nxënësit , studentat dhe prindrit e tyre me gjeste të këtilla që kalojnë çdo kufinj. Një gjë të këtillë e bënë vetëm për një post të drejtorit apo…, por në anën tjetër a mendoni ju disa të nderuar se me këto gjeste ju devalvoni tërë arsimin, por devalvoni edhe vetveten tuaj dhe emrin tuaj të një mësuesi, edukatori, pedagogu etj. Një gjë e tillë nuk guxoni të e lejoni dhe të bieni në atë nivel saqë të e përbuzni edhe emrin e shenjtë të mësuesisë dhe arsimit në përgjithësi si ate fillor, të mesëm apo të lartë. Një gjë e këtillë është turp i turpit dhe absurd mbi i absurdet!