Një jetë e tërë në një ëndërr
Rastësisht u përplasa me ty në një stacion
Një shkarkesë elektrike kalojë në sytë e tanë
Por për fatkeqësi në dy trena të ndryshëm udhëtojmë
Mbylla sytë që udhën e qetë të kaloj
Mes zhurmës dhe imagjinatës
Gjumi më kish zënë
Në ëndërra një jetë të tërë me ty jetoj
Aventurën e atij udhëtimi kurr s’do e harroj
Sepse në zgjim, ti përballë meje qëndron
Prisje ti ,që unë sytë ti hap
Të provonim se ndjenim të njejtën shkëndi, prapë
Nuk thash asnjë fjalë veç ty të përqafova
E shoqëruar nga ti atë udhëtim që zgjati një jetë
Bashkë me ty e ndava.
“”””””””””””””””””””””
Zemra e nënës
Në një shtëpi të vjetër strehohej një nënë me dy fëmijët e saj
Të ulur në një hasër të grisur e me një vatër pa zjarr
Fëmijët e uritur si zogjtë e një shqiponje pa krahë
E pa mundur të ngrihej ajo në fluturim me erën
E të shkonte në gjah
Të strukur në gjirin e saj fëmijët të heshtur rrin
I puth ajo në ballë
E zemrën e saj ja ven si ushqim në pjatë
Të ngopur me gjith mirësin në gjumë ato bin
E zgjuar rrin shqiponja
Me zemrën e saj të çarë.
“””””””””””””””””””””””””
Çelsi i zemrës
U paraqite i vraxhgët e pa shumë fjalë
Me një shikimin të ngrysur
Dukej i pa dalë
Thash, nuk mund të jetë ky tipi im
Të ëndërroja të qeshur
Të bukur e plot kuptim
Kur në krahët e tu më mbërtheve në përqafim
Në sytë e tij pashë një botë në ëndërrim
Kur nga buzët e tij ndjeva atë ledhatim
Sa më kishte gënjyer ai me atë paraqitjen e tij pa qëllim
Nuk ju desh shum kohë të gjente çelsin e zemrës time
Dhe se ishte ai i fshehur thellë në mjerim.