Çdo ditë e më shumë, po mbetemi sa më pak.
Për dallim nga të tjerët, ti kishe parimet e tua, qëndrimin burrëror, fjalët e matura dhe trimërinë e dëshmuar.
Ishe pjesë e celulave të para në organizimin e luftës sonë.
Ishim 5 veta dhe vepronim si një grusht i fortë.
– Habit Loku – i ndjerë
– Zahir Xhaferi – i ndjerë
– Halil Palloshi
– Selam Asani – i ndjerë
– Daim Hiseni
Ishe pjesë e organizimit dhe strukturimit të UÇK-së në qytetin e Shkupit me rrethinë dhe më vonë iu bashkangjite uniformës në stafin komandues të Brigadës 114 “Fadil Nimani”.
I sinqert, i sjellshëm, i disiplinuar dhe i respektuar nga ushtarët dhe eprorët e UÇK-së.
I përhershëm kujtimi për ty bashkëluftëtar.