—Të nderuar pjesemarrës
—Vellezer dhe motra nga shqiperia, viset shqipetare të Gadishullit Ilirik dhe mergata, u’pershendes dhe u’uroj mire se ardhjen ne kete ditë të shenuar për ne.
-Të nderuar drejtues e perfaqësues shoqatash nga Shqiperia, Kosova, Lugina e Presheves, Maqedonia, Mali i Zi, Çameria, por edhe nga Sanxhaku-Novi-Pazarit, ju falenderojm për bashkëpunimin i cili po merr gjithnjë e me shum permasa realë, e çdo herë e me shum bashkëpunuesë.
Pra ne Festen e Bytyçit, të emertuar prej kohësh si “Festa e Plisit të Pardhë”, por edhe si një nismë për tu shpallur festë mbarkombetarë e cila sotë, kjo mbahet për të 18 vitë radhazi pa u ndërprerë asnjëher,
Biles edhe vitin e kaluar ne kushtet e pandemisë nuk e nderprem atë, por e mbajtëm ne kushte te kufizuara e mbrojtëje.
Duhet theksuar dhe vlerësuar, se në sajë të sensibilitetit tuaj e te tjerve qe kan marrë pjesë herë pas herë në ketë festë, por patjeter të punës dhe aktivitetit të antarve dhe ekipit drejtues të shoqates, te ndihmes bashkpunuese te miqve te shumte, por edhe mbeshtetjes se perhershme te birit të krahinës tonë, z. Ram Geci, bashkepunimit po ashtu të perhershem me kompanis së TELEFERIKUT, tani me drejtuese Zj. Migena Malo, kemi vijuar pa u’ndalur per 18 vitë.
Dimë qe kembëngulja dhe veprimtaria jone e deritanishmë,
e kjo ne drejtim te jetësimit te nismes qe “Festa e Plisit te Bardhe”, te arrij te shpallet festë mbarkombetare,
si vijim i kesaj nisme është perhapur dhe po mbeshtetet gjithnje e me shum, ne Kosovë, Maqedoni, se shpejti ne Preshev, e po ashtu edhe nga mergata shqipetare ne Botë.
Due te theksoj se ne kushtet e mungesës se perkrahjes totale nga qeverisja vendore dhe pushteti qendror, te veprimtarive te shoqeris se vertet civilë, e te cilet fondet e siguruara nga taksapaguesit shqipetar i perdorin kudo pa efektivitet, por jo per artë e kultur te mirfillt, për punen tonë ka qenë dhe është vetem bashkepunimi ne mes shoqatave, sikurse edhe ne rastin tonë, qe rrit kapacitetet vepruese te tyre/tonat.
Po ashtu duhet theksuar se aktivitete qe mbajmë prej vitesh, kan pasë dhe kan për qellim qe ta rrisin frymen bashkepunuesë dhe atë vellazerore në mes njerzve, kemi kontribuar dhe kontribojm për ruajtjen, pasurimin dhe pasimin ne breza te trashegimisë kulturorë te popullit tonë me qellim qe ajo te mos tretet e te pervetsohet nga fqinjet.
Jemi perpjekur dhe po perpiqemi qe te ndikojm ne ruajtjen dhe trashgimimin e kujteses historike të popullit tonë, e cila deri sotë akoma nuk e ka një njesi të qendrueshmë qe punon për ketë qellim, por kujtesa ne kete vendë është kthyer ne një kujtesë elektorale e për kohë të pjesëshme mandatorë.
Prandaj ne ne një farë mase ne kompensimin e ketyrë mangesivë, kemi normuar dhe dhenë tituj, çmimë, dekorata, vlersim per figura e personalitete lokale, krahinorë, regjionale, shqipetare e mbarkombetarë, perms të cilave kemi ndikuar për kthimin e vemendjes ndaj tyrë e historis .
E themi me një bindje te konsiderueshmë se në veprimtarin tonë si shoqatë, i kemi tretur çdo herë kufinjet, jo vetem konceptualisht e ne vetedijen tonë, por edhe praktikisht ne hapsirat e lejuara, duke marr pjesë e zhvilluar aktivitete mbarkombetare.
Duke e shtrirë shoqaten tonë ne Shqiperi e Kosovë, duke ndikuar qe festa e plisit te marrin permasa kombetarë, e po ashtu përmes institucionalizimit të Poetekes Mbarkombetarë te emertuar “Ndue Bytyçi”, me pjesëmarrje krijuesish nga te gjitha viset shqipetare dhe mergata, me juri perfaqësuese nga te gjitha viset shqipetarë, e mergata.
Edhe vendimi ynë i “njeanshem” qe e kemi marrë me te drejtën historikë, qe emertimi Gadishulli Ballkanik, ne të gjithë aktet dhe popullarizimet tona, ta quajm Gadishulli ILIRIK, është ne atë kahjë, për çeshtjën kombetarë.
Lidhur me ketë tem të patriotizmës, e cila për ne ka qen dhe mbetet prioritarë e gur themeli, ne kuader te veprimtarive tona të shumta, do veçoj:
Mbajtjen e nja sesioni shkencor në Vlorë me rastin e festimit të 100 vjetorit të shpalljës së “pavarsis” së coptuar për shqipetarët, e sotë perms një bashkëpunimi të frutshëm më shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, me kryetar (e themelues) të saj z. Ismet Azizi, është hapet një fotoekspozitë për Sanxhakun, e “shlyer” fare nga kujtesa dritshkurtës e politikës tradicionalë shqipetarë, qe të trajtohët si çeshtjë kombetare.
Në ketë takim deklarojm se shoqata jonë me të gjitha ato shoqata qe e mbeshtesin, do tu dergoj kërkesë, qeveris shqipetarë, qeveris së Kosoves e qeverive te tjera te vendeve ku ka shqipetar, qe nje datë e caktuar pershtatshmerisht me historin, të jetë “Festa e Plisit të Bardhë”, si hapi i parë unifikues i kombit tonë, i cili gjendët ne ketë shkaperderdhje te madhë.
Pa u’zgjatur me tej, edhe një herë i falenderoj pjesemarresit dhe te gjith kontributoret te cilet po na mundesojn çdo herë e me shum qe takimet tona te marrin jetë dhe vitalitet.
U takofshim përherë e me shum ketu dhe ne te gjitha trojet etnike shqipetare ne aktivitete te injecuara qellimisht e çdo herë e te pandalura ne rrugetimin e tyrë.
Vijoni të jeni sotë e sa më shpesh, si në shtepin tuaj, si vellezër e motra qe jemi, me shum afrimitet e pa shum pretendimë.
Falenderojm TV, qe kan ardhur ta pasqyrojnë ketë veprimtari.
Ju falenderoj perunjesisht.
Nga: Agron Isa Gjedia,
Kryetar i Shoqatës Mbarkombetarë “Bytyçi”, Tiranë-Prizren,
President I Poetekes Mbarkombetarë “Ndue Bytyçi”, Tiranë,
Themelues i “Festa e Plisit të Bardhë”.