“””””””””””””””””””””
LEXO E PASTAJ KOMENTO
Unë po shkruaj poezi mor zotëri.
Mos me ndërhyj në krijimtari,
Kthjelle mendjen e mos humb trurin
Mos thurr gardhin pa e vnue hunin!
Unë shkruaj vetëm për Lisa,
Kurse Ti komenton për fshisa!
Unë po shkruaj poezi për detin
Ti me thua e ky është realiteti !
Mos komento si dëshiron për veti
Po se nuk i ban as pak nder veti…
Unë shkruaj per kodra e fusha..
Ti më thua ishte mbush mali arusha!
Po të shkruaj për dashurin..
Ti më komenton prap per partin.
Kur shkruaj vargje për artista.
Ti më komenton për turista!
Posa të shkruaj vargje për ditëlindje
Ti ndërhynë me fjalën ngushëllime!
Të thurrësh vargje për shkrimtarë
Po më komenton për qenë e zagarë!
Kur të shkruaj vargje për fëmijë
Ti më komenton rreth pandemisë.
Të lutem mikë asnjëherë mos nxito..
Së pari lexoje,e pastaj komento !
Gani Orana- /01/Shtator/2021/Gjermani.