Jetoj me mëngjesin,
pyes çdo mëngjes,
edhe në ëndërr pyes:
“Mos eja me vonesë?”
Shkodër, më, 14.09.2021 ( Xhahid Bushati )
“”””””””””””””””””””
Herë pas here vështrimi i saj
ishte ngulitur tek ai, Qiell,
kërkonte ndihmë, falje apo diell?..
Shkodër, më, 14.09.2021
“”””””””””””””””””””””””””””
Zogu vraponte si ëndërr,
foleza kundërmonte aromë lulesh…
Zogu vraponte si lule,
Foleza e ndiqte si puthje…
Shkodër, më, 13.09.2021
“”””””””””””””””””””””””””
Në vrapin e valës së kaltër,
shëtiste një rreze si peshk i artë
dëgjova zërin tënd që afrohej
dhe fytyrën tënde e shihja qartë.
Shkodër, më, 13.09.2021
“””””””””””””””””””””””””””
Trëndafili çeli në oborr.
Më fali aq shumë petale,
Trëndafili – një zemër e madhe.
Shkodër, më, 13.09.2021
“””””””””””””””””””””””””””””
Fshihesh pas hijes së drurëve,
fshihesh pas hijes së gjetheve,
nuk të fsheh as gjurma e rrëkezës,
nuk të fsheh as ëndrra e bletëve.
Tani fshihesh pas hijes tënde
si një i verbër pa mbishkrim,
të trembin dhe rrezet e hënës
ti fshihesh, por nuk fal kujtim.
Shkodër, më, 12.09.2021
“”””””””””””””””””””””””””””””””
Më beso, ka ëndërr nga ëndrrat që nuk falet,
më beso, ka ëndrra që plaken nga hallet,
ka ëndrra që mbesin ëndrra (nuk falin pranverë)
kaq fort të desha, sa ëndërr nuk të thirra një herë…
Shkodër, më, 12.09.2021
“”””””””””””””””””””””””””””””
Të ndjek me sy dhe të bëj sy,
o yll prej drite që ëndrra më fal,
për ty lë dritaren hapur,
të pres, të pres edhe kur mëngjesi zbardh…
Shkodër, më, 12.09.2021