=PER SHOKET E NENDETSEVE QË ==========JANË NDARË NGA JETA!
(GJITHËMONË JENI MES NESH !)
==============================
Neser do të shkojmë te Nendetsja
Sikur do të dalim prap në lundrim
Motorin shpirt jo, se kemi fikur
As s’do e fikim kurrë, deri në rektim !
Se lundrimi është jetë
Jetë e mbushur valë e dallgë
Ata që kanë lundruar në det
Moslundrimin e kanë plagë !
Sot Nendetse më nuk ka
(Veç 105 ka mbet si muze)
Nga kanë ikur vallë: më thoni ?
105 ka mbet si një grua e ve !!!!
Grua e ve dhe e pergjëruar
Pa komandant, pa marinarë
Ej , anija vdes pa lundruar
Shpirt e zemer asaj i janë tharë!
Ne Nendetse sot nuk gjetem
Por qëllimi s’na shkoj kot
Edhe pse në bankinë mbetem
Në vend të lundrimit derdhem lot !
Derdhem lot të permalluar
Per ata që s’jetojnë ma
Bashkë me ata kemi lundruar
Gezime e sfida me ata kemi nda !
Per ata qanë Nendetsja,Pashalimani
Lotet detin sikur e shtojnë
Po ku je komandant Mark Plani
Sa të jemi gjallë nuk të harrojmë !
Erdhe me Nendetset o komandant
S’të tremben detet e Oqeani
Gjithëmonë i ditur, strikt, pedant
O i pari komandant Xhemal Shani !
Pa thënë dy fjalë shkurt per ju
Gjithë jeten do na rëndonte borgji
Na ndizte fjala jote atje në thëllësi
O komisari i detit Dhori Jorgji !
Seç na dhëmb ne kraharori
Shpirt e zemer ne na dhëmb
O i madhi Dashamir Ohri
Në histori ti ke zënë vend !
Per fjalë mirë të pat dalë nama
Si në kuvend në det , në jetë
Pushofsh në paqe o Milto Zhama
Prej atje sikur na pershendet!
Qaj unë e ju shokë qani
Se na iku shumë shpejt
Komandant Besnik Rezvani
Mes nesh mbete ti monument !
Na mbuloj dallga dhe vala
Nga poligoni në poligon
S’të harrojmë o Selim Lala
Në zemrat tona ti jeton!
Që nga bashi deri tek kiçi
Në çdo skutë e në çdo kthinë
O ingjinier Tafil Maliqi
Dorë e mendje atje tu shkrinë !
Shokë pune e shokë deti
Lapidarë gjithëmonë mbetçi
Në Nendetse çdo gjë e treti
Shkencëtari Kujtim Peçi !
Si në punë e si në prralla
Ish i shkurt por mendje ndritur
Kryeingjinieri Luan Cukalla
Të gjithë neve na ka pergatitur!
Të kujtojmë e mend ju mbaj
Si të ulur pranë oxhakut
Si gjallë të kujtojmë o Sherif Danaj
Sa të kemi piken e gjakut.
Seç na shfaqesh si dikuri
Dhe nuk desha ta besonja
O sinonim i atij siluri
O shoku ynë i mirë Koço Lubonja!
Por si deti me nëntë balla
Na trullosi e na pikoj
Komandanti Sami Alla
Fort i ri jeten e ndërroj !
Një nga një na kanë lënë shokët
Dhëmbjen me të gjithë e ndaj
Dhëmbja per shokët na zbardhi flokët
S’të harrojmë as ty o Agim Agaraj!
Shok e mik unë ty të kisha
Që i vogel e fort i ri
Shpejt na ike o Feriz Lisha
Te ti mendja shpesh më rri !
Të patem shok, të patem mik
Po në besë të preu fati
Mjaft i ri , ah jeta t’u fik
O mjalti i shoqërisë tonë Sulë Mjalti!
Si një rrufe nga efiri
Na perzhiti ,na percëlloj
Vdekja jote o ing. Hysni Demiri
Edhe Morsin e ndaloj !
Atë ditë që na le,ishim larg në lundrim
Mes detit,u fik motorri, u bë nami
Shumë të kerkuem,të na gjëje shpetim
O motorristi shembullor: Mynyr Shabani !
Deti pse sot po gjëmon
Pse ka ulur koken Çika
Dhe Nendetsja po rënkon
Se na la Bardhyl Nika!
Si në tokë , si në lundrim
Doren tënde patem te koka
Pushofsh i qetë në amshim
O doktori i dashur Xhavit Hoxha!
Dhëmbja shpirtin na permbysi
Sikur na goditi silura
Shpejt na ike o Rifat Hysi
Shok i mirë e burrë mbi burra !
Në sup të mbajta kur të percolla
Fort shokëve ju dhëmbe asaj dite
O Komisari i detit Tom Kola
Zemerbadhë, o burrë Mirdite!
Si shperthim siluri na oshtiu
Per vdekjen tënde , ai lajm i zi
Shpejt na ike o Kasem Spahiu Shoqata “Detaria” kish nevojë per ty.!
Kohet e fundit seç u bë nami
Paprit u shuajt, Ai, legjënda
O Komandant Aleko Pojani
Them Nendetse,Ju, u permenda!!!
Sa herë shoh e lahem në det
Sa herë lundroj e shoh ujë
O Fitim Halili ju ju pershendes
Sikur ju perqafoj, shoh fytyren tuaj.
Jeta e deti kanë dallgë e huqe
Kanë gezime e festa lot e vaj
Shpejt ike na le,sikur na hupe
O i miri, i dituri,i urti Elmaz Danaj.
Atë ditë që u ndave nga ne
Deti lëshoi ushtimë e foli
Në kujtesen tonë gjithëmonë je
O zemer miri, buzgazi Nik Sokoli.
Të patem shok e të patem mik
Dhe në Rusi të pat dalë nami
Se si Stalini me musteqe spik
O dibrani i zgjuar Skender Manjani.
Në nendetse i pari shkove
Si s’të trembi ajo lubi
Si një loder ti e komandove
O Napoleoni i Nendetseve shqiptare
O Petrit Myftiu qe e mbete në histori.
Dhëmbja dhëmbjes nuk i ngjan
Dhëmbje që s’e mban as toka
Nga një familje dy nendetasit tanë
Doktor Zabiti e Muhedin Broka.
Ty të kishim më të mirin
Mes nesh si shtiza me bajrak
Per ty qau Peza e deti si per djalë dëshiri
O Sabri Çelmeta fisniku Pezak!
Lajmi i zi per ty na theri në kraharor
Na u pre fjala e na u mek zani
Na ngriu buzëqeshja me gjithë humor
Na mungon shumë o Kujtim Sinani!
Gjithë sa të njoha kam qenë i bindur
Që kur hyre në nendetse deri në lundrimet e vona
Se sikur në Nendetse kishe lindur
Nendetsen si ti s’e njihte askush o Ndini Mone!
Sa herë dalim në lundrim
Të çajmë dallgë e valë
Një sirenë per ju si kujtim
Do ushtoj o miti detit- Abdi Mati- Admiral!
Ja pra o shokë siç e shikoni
Shokët një nga një na kanë lenë
Mos harroni ti kujtoni
Se rradhen ne na kanë lënë!
Na dhëmb shpirt e na dhëmb zemer
Dhe pse s’jemi më per lundrim
Ju o shokë emer per emer
Do ju kujtomë me nderim!
. MËHILL MARKU
(ISH BASHKËNENUJES ME ME KËTA SHOKË NË NENDETSE)
(Ripublikim me shtesat perkatse.)
==========================