13.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shtator 2024

Eduart Veli

MOJ MANARE !
Manare moj,që më vjen pas.
Gjithë dritë moj,e gjithë gas.
Manare moj,me sytë si deti.
Shpirti një jetë,tek ti më mbeti!
Oj’ manare e bukur si hëna
Sa të bukur,të ka bërë nëna.
Zoti i Madh ç’të ka ujdisur.
Me merak ç’të ka qëndisur!
Moj manare, naze shumë.
Çdo natë ,më lë pa gjumë !
Moj manare,lart në brinjë.
Një pllajë të gjithë e ndrinë!
Herë në mal,herë në fushë.
Një nishan çe ke në gushë.
Manare me kokën mënjanë.
Fekse dritë gjithë dynjanë!
Oj’manare e shpejtë si era.
Ndriçon netëve si Venera.
Më ndjek pas,thua më thua.
Kaq shumë moj,më do mua?
Për buzët e tua u çmënda.
Të ti puth, sa sa ma ka ënda.
Të prek pakë ,gjokset e tua.
Herë si mollë,e herë si ftua!
Kurmit tënd moj ti marr erë.
Si gjithë lulet, në pranverë!
Të dehem me aromën tënde.
Ndalu pakë ,se më çmënde!
Të njoh nga gjurmët e tua.
Më jep moj,një puthje hua?
Ah ç’mi more mëntë e kokës.
Më e bukura e krejt Tokës!
Herë para ,e herë mbrapa!
Herë,më zhdukesh,si nata !
Moj manare,plot me aromë!
Vallë,je aq e mirë sa thonë ?
Lëri moj nazet,mos vrapo.
Vetëm pakëz, të të shoh !
Të të shoh un’ sytë e shkruar!
Se me ty,jam dashuruar !
Një ditë ,do të zë në pritë.
Veç të lutem mos ki frikë!
Do të marr nuse tek shpia.
Më ndihmoftë perëndia!
Moj manare gjithë lezete.
Do të marr nuse për vete.
Eja nuse,në sarajet e mia.
Na bekoftë pra,Perëndia!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.