“””””””””””””””””””””””””””
SA MIRË!!!
Do hiqen pëlqimet me shifra!!!
Kështu është vendosur për krijimet!
Më vjen mirë,se disa u bënë”diva”
Se me tri shifra i kanë pëlqimet.
Unë,gjithmonë,shkruaj ndonjë vjershë
Mezalla,se kapa tri shifra
“Plasa nga zilia” se mbeta me”provim në vjeshtë”
Në vlerësim unë? Veç “dimra”.
U bë”fesbuku” si pasarelë
Disa nga tri herë në ditë bëjnë”paradë”
Lajkatarët “jargosen”.i ngrejnë në qiell
Dhe nuk presin” modistët” për radhë.
Sikur poezia është simite e pjekur në furrë
(Ja e”poqa”,por më shumë shikoni fotografinë!!!)
Le të jetë poezia pa vlerë,gati paçavurë!
Vlerësimi me tri shifra…dhe e prishën poezinë.
Tani e tutje,”ÇEÇUA ka gërshërë reshperi”
Do i qethëzero shifrat e pëlqimeve
Ata “të pasarelava” do i kapë vreri
Shpëtuam,më duket, nga”kapërdisjet”.
Tiranë,20 shtator 2021
“””””””””””””””””””””””””””””
SE U DESHËM ASHTU: FSHEHUR…
Se u deshëm ashtu, fshehur
Fshehuria mbet mister
Ballas,befas, jemi gjendur
Dil, o shpirt, pse nuk po del.
Kanë kaluar vite e vite
Që u deshëm fshehurisht
Po nuk janë vitedrite
Të harrohemi dashurisht.
Ja tek jemi ballë për ballë
Ou,- klithe,- si e plagosur
Fshehuria shkoi në djall
Puth e puth dhe s’ka të sosur.
Rreth e qark: “apokalips”
Mu si lumë vërshoi malli
Bota seç u kthye përmbys
Dhe në dreq shkoi morali.