19.5 C
Tiranë
E hënë, 27 Prill 2026

Pjerin Ndreka

RRZOHET KOHA

E shof kohën që rrzohet;
m’e mbajtë n’kambë boll jam rrekë,
po toka a’ n’disnivel,
ku gropa e ku rrpinë.
Prej shiut kërkon të mbrohet,
ka nisë me ra me rrshekë.
Dielli a’ mshehë e s’del.
Barra m’randon mbi shpinë.

Yjet në qiellë janë strukun

e mshehen përmbi re.

Dikur u kndoja kangë,

i pata ba dhe shokë.

Prandaj kam zgjedhë pambukun,

me ba fishekë me te,

n’u çoftë ndonjeni n’kambë,

m’e gjuejtë,m’e rrzue për tokë.

“””””””””””””””””””””

HAPSINA QE PO KERKOJ

Qiella asht mbretnesha e tokës;

m’duhet me ndejë çuet me pritë

veç nji shej me sy o vettlla.

Përmbrenda më vlojnë mendime,

por m’vjen gjumë e m’lidhen fjalt.

Fytin e kam t’ngushtë me lshue

virrmë që t’ndihet e t’tundet dheu.

Shiu nisi me pikla t’buta si orizi mbi vel t’nuses.

Gjumi m’merr me t’mirë e m’zdesh,

e më çon gjithkah t’përgjakun.

Hapsinën kërkoj tu prekë,

po asht lvizje e kohve t’shkueme.

Unë,i ndalun me dyshimin

se s’jam unë ,po dikush tjetër.

Ma pak s’kam se çka baj tjetër,

me kenë ktu me dhimba e plagë,

gjithmonë gadi,n’sulm i pari

si fishek që s’ban dy lek.

“”””””””””””””””””””””””””

F J A L E E H E S H T J E
Ka do fjalë që i thejnë heshtjet.
Ka do heshtje që thejnë zemra.
Gjumi ikë,s’din ku me hupë,
veç i sillet andrrës rrotull.
Sy,as t’hapun,as të mbyllun;
Fikë,asht kandili i pritjes
Kalon hija e ‘i kohs tjetër,
që na ndjek,po nuk afrohet.
Fjalt,në letër rrijnë brijë m’brijë,
pa u ndeshë me njena tjetrën.
Buzëqeshja ngrihet n’kufi
midis gzimit e disprimit.

Ka do fjalë që s’thojnë kurrgja;

As t’urojnë,as të ngushllojnë.

Ka do heshtje që vërrasin,

t’ngulin sytë e t’therin n’shpirt.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.