9.5 C
Tiranë
E hënë, 27 Prill 2026

Halil Rama

DOGJAN DERVISHI PROMOVON ROMANIN “NJË HISTORI QËNDRESE” Në sallën e konferencave të Akademisë së Shkencave në Tiranë, sot u promovua romani “Një histori qëndrese” i autorit Dogjan Dervishi.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Në këtë takim promovues mori pjesë dhe përshëndeti pjesëmarrësit deputeti i Dibrës Lavdrim Krashi. Pasi përgëzoi autorin, ai evidentoi potencialin krijues të elitës dibrane, nga e cila njihen tashmë mbi 200 autorë të veprave të ndryshme në prozë,Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm poezi, monografi letrare etj. Në këtë takim promovues mbresëlënës që u moderua mjeshtërisht nga publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur Halil Rama, ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues dinjitozë të elitës intelektuale dibrane, si doktori i Shkencave mjekësore Ramazan Buci, Prof.Dr.Vesel Hoxha, ing.Munir Hoxha-simbol i mençurisë dhe urtësisë dibrane, ish prefekti i Dibrës Xhelil Cibaku dhe drejtori i fermës së Universitetit Bujqësor Kamëz Ali Rasha. Ata ndoqën me vëmendje dhe vlerësuan vështrimin analitik që Prof.Hajri Shehu i bëri romanit “Një histori qëndrese”, sidhe reçensat e Z.Faik Xhani-“Mjeshtër i Madh” dhe të publicistit e shkrimtarit Xhelal Marku.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Redaktori i këtij romani, publicisti dhe shkrimtari Halil Rama, në hapje dhe gjatë moderimit të këtij takimi promovues u shpreh për vlerat e arrira ideoartistike, gjuhën e pasur, portetizimin brilant që autori Dervishi u bën personazheve kryesore të këtij romani, si ish ushtarakut Artur Semini, bashkëshortes së tij Filomena Prifti, etj.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Ai vlerësoi subjektin e këtij romani të shkruar në dy kohë, me ngjarje interesante, të përjetuara intensivisht nga personazhet..

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.