“”””””””””””””””””””””””””
Dashnoria e Jonit.
“””””””””””””””””””””””””””“”
E menduar atje neper vale,
Ai fustan i lagur me pale,
Feshferin era, floket I ka mare
C’kerkon valle atje ajo ngjale?.
Ajo me detin ri e ben bisede
Atje shprehet, e nxjerr cdo te fshehte
Dhe ai, me dashuri ri e e degjon
Me embelsi trupin e saj ledhaton.
E vajza e leshuar ne krahet e tij,
E perkedhel, e mban me shume dashuri.
I xhvesh rrobat, ja hedh perteje ne breg,
Dhe vazhdojne, vazhdojne te njejten bisede.
Ata te dy dashnore te vertete,
Ja thone njeri tjeterit dhe mbetet e fshehte.
Ai zemer gjere, te gjitha i mban
I mer i tret, e nuke i shperndan.
Ate engjellushe e she atje cdo dite
E do marezisht, e do si dy syte
Sa embel ja shprehe dashurine kalteroshit,
Ajo dashnore, dashnoria e Jonit.
Nje dite nuke vajti, ai u egersua
Kerkonte gorgonen per te biseduar
Ajo duke vrapuar e mbytur ne djerse
Ne krahe ju hodh, i kerkoi ndjese.
“”””””””””””””””””””””“””””#””””””””””
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 30-09-2021.
“””””””””””””””””””””””””””
Loti.
“”””””””
O lot, ti pse nuke mu ndave?
Te shava e nuke me shave
Mu ngjite mu bere rodhe,
Hiqu, se shume me lodhe.
Une te fshij, e ti rjedh prape
Si ne dimer dhe ne vape
U ngjite ne faqen time,
Porsi ujet ne burime.
Faqet mua mi ke lare
Ne gushe zbret kalivar
Po te te mbushej me grushte,
Aqe, sa ujet ne puse.
O mor lot pse su shterove?
Tamam si ujet ne kroje
Po te vesh mbushet nje shtambe
S’jane pak, vite me radhe.
Shume vite kane shkuar,
Ti o lot, s’je avulluar
Nuke te dua, s’jam malluar
Qysh te bej? S’te kam larguar.
Jo mo jo, nga ti nuke ika
Te kam lare, te kam si drita
Edhe pak qe te largohem,
Prape do kthehem, do kujtohem.
Une jam miku me i vjeter
Porsi une, nuke gjen me tjeter
Jemi bashke ne gezime,
Ne vdekje e hidherime.
Ne te dy, s’kemi te ndare
Jemi shoke si me pare
Mos guxo te me largosh
Pa mua, do ndjehesh bosh.
“””””””””””””””””””””#”””””””
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 29-09-2021.