DASHURI E HUMBUR
Ku humbe…! – Ku u trete dashuri !
Sot o kurrë, bota ka nevojë për ty
Dashuri ! – Kush të çoj në amshim
Tërë bota sot, për ty është në pikëllim !
Dashuri kthehu ! – Eja dhe njëherë !
Eja njerëzimit sjelli pranverë
Dashuri eja ! – Eja mos u vono !
Eja nga gjumi letargjik na zgjo !
Dashuri zgjohu ! – Ri-lind dhe njëherë !
Pa ty bota është në skëterrë
Sot njerëzimi është në pikëllim për ty
Njerëzimi nga ti kërkon..! – Ri-zgjim dashuri !
Dashuri ! – Për ty sot vuan, dhe vendi im !
Dhe zogjtë ikin e thonë, nuk ka më pas kthim
Dashuri eja ! – Eja shpirti im !
Eja dashuri e ngroh, dhe mbi qiellin tim…!
– Dashuri..!
– Bota kërkon.. – Ri-zgjim nga ti !
– Bota kërkon.. – Shërim dhe qetësi !
– Bota kërkon.. – Paqe dhe liri !
– Bota kërkon.. – Shumë e shumë nga ti !
– Ri-lind e ri-kthehu, dhe njëherë dashuri !
– Sot o kurrë..! – Bota ka nevojë për ty !
.
Copyright@Asllan Miftari
26 Shtator 2021
Tirana – Albania
“””””””””””””””””
“
GjITHÇKA MBETET NË KËTË BOTË
Ikën….ikën ditët, vitet ikin…
Syri as tej larg dritë nuk shikon
Në të vërtetë e bukur është jeta
Por në bërthamë paska dhe revolucion !
Jeta betejë e ashpër na qenka
Luftë nervash pa armë, shpata e municion
Pistë vrapimi, rrugë e gjatë garash
Të gjithë garojmë përkrah saj, si marat’honomakë
E për fat të keq, as dhe një i vetëm nuk fiton !
Ah..! – Çudira të mëdha na paska jeta
Sa e urtë , sa e çiltër…kur ora i ndalon
Asgjë me vete ajo nuk lakmon
Prona e para….këtu na i lenka
Trupi,…..si kripa iu tretëka
Shpirti…..në qiell iu ngjitëka
E vetëm hija e nderi, në këtë botë i rron !
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania