14.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Gani Orana

NË KETË DITË TETORI

Mund të jetë një imazh i 1 person

Në ketë ditë Tetori me stuhi
Qielli ka marrë ngjyren e hiri
Edhe pishat e gjata lekunden
Erë e fort perjashta po tundet.

Kjo shterngat çdo gjë do t’shkund
Edhe shumë Lisa të lartë …
Ka per të shtrirë per Dhe!
Deri se të kesjellen çdo re!

Shiu perplaset n’xhama me nxitim
Po na i perplas edhe mërzinë…
Do na i lagë te gjitha mendimet
Per t’gjitha ato qe iken dhe do vijnë!

Tani mjegullat e dendura kanë fillue
Ditën edhe natën e kanë mjegullue,
Fusha e lumenjë i ka errësuar
N’lartsi malore është ndrique!

Bariu me Dele ka marr një hap
Ndalngadal duke i lenë stanet
Po dundet poshtë me kopen që e ka,
Pran vatrës shekullore me oxhak! …

Gani Orana. nga Vëllimi- ECJE NDËR VITE-

“””””””””””””””””””””””””””

FJALË NË LETËR
Kjo nuk është një poezi.
Mund të mendoni se është.
Thjesht një fjalë e shkruarë
E vendosur në letër të bardhë.
Është thjesht një shaka e trilluar.
Ndoshta një këngë e vajtuar.
Nëse mendoni se është një poezi.
Mendimin mund të keni gabim .
A duhet të shkruaj një histori dashurie?
Një flakë e harruar prej kohësh!
E qymyri vdiq shumë kohë më parë.
Mos lini askënd për të fajësuar.
Zjarri tani po digjet…
Nën një gotë prej Kubë..
Fikeni zjarrin tani.
Nuk duhej të zgjaste kurrë.
Nëse mendoni se ishte një poezi!
Me siguri do të gaboni vetë..
Shpërthimi nga zemra ime hë !
Veq se ka kaluar në këngë …
Gani Orana- /17/ Shtatorë/2021/HD.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.