Çka kemi me bo për gratë në të ardhmen, janë politika të mira dhe funksionojnë si rrjet zingjirorë, qe po ju tregoj pse:
1.Gruja nuk mundet me punu pa u siguru se fëmiun e ka në vend të sigurtë, gjithashtu duke paguar aq sa fiton shumë logjike, nuk mundesh me një pagë 250€ me pagujt çerdhe 100€, andaj na duhen më shumë çerdhe publike.
2.Gruja nuk mundet me u anku e as me kërku shërbime në një vend ku ngacmohet seksualisht nga ndonjë zyrtar aty brenda.
3.Gruja nuk mundet me hap biznes të mirëfilltë me 2 mijë euro, po nevojiten 20 mijë euro me program për edukim dhe këshllim të të bërit biznes.
4.Gruja nuk mundet me hap biznes pa e pas tregun e sigurtë të shitjes, panairet dhe festivalet e ushqimeve tradicionale ndihmojnë shumë në këtë aspekt.
5.Gruaja e dhunume dhe e abuzume nuk mundet me ik nga dhunuesi pa e pas një derë ku me u drejtu për ndihmë, qendra sociale këshilluese me profesionistë të fushës do t’i ndihmonte në masë të madhe të gjitha gratë që përjetojnë dhunë në familje.
5.Nanat vetëyshqyese nuk duhet të mbesin të klasifikuara si kategori e pa aftë për punë me një social që as për së afërmi nuk i mbulon shpenzimet elementare për jetë.
etj.
.
.
.
.
Lista është shumë e gjatë po duhet me ja nis dika.
dheeeee krejt në fund një respekt për gjyshet që janë krejtësisht të harruara institucionalisht e që meritojnë një përkrahje dhe kujdes sepse shumica nga to e luajnë rolin e edukatoreve vetëm për të ju dalë në ndihmë fëmijëve të tyre për zhvillim në karierë.
Për mu dihet 34, ndryshimet vijnë kur ndrrohet pushteti.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Pra të dashur qytetar, me ligj Kuvendi i komunës është organi më i lartë në komunë që i bjen se asnjë punë nuk mundet me u kry pa u votu në kuvend që nënkupton se asnjë projekt nuk mundet as me nis pa u votu në kuvend, sepse boll mir e dini, e kurr mos e harroni, se çka do dhe ku do që investohet, janë paret e taksave tona.