22.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Gezuar Ditlindjen “ANILA KODRA”

Sot poetja brilante “ANILA KODRA” feston pervjetorin e ditlindjes.Gazeta “Nji Dritare e Re”i uron poetes,mikes dhe bashkepuntores GEZUAR ME 100 PERVJETORE,PLOTE SHENDET DHE MBARESI NE JETE.PENAEJOTEKURREMOSSHTERROFTE.GEZUARDITLINDJEN.Gjin MusaLirenti.com-Informatik dhe TeknologjiMund të jetë një imazh i Anila Kodra

DY PESAT E JETES TIME….

I vura dy pesa ne gare sot,
Cuditshem ecnin te dyja ne krah.
Ti ndaja ne dy nuk munda dot,
Ti bej nje dje e nje sot, vertet nuk munda….
I vura te dyja balle per ball,
Ngjanin si binjake me nje placente.
S’di pse me kthyen nostalgji e mall,
Me thoshin, ne jemi jeta jote vete….
Njera buzeqeshte dhe syte I ndrinin,
Tjetra S’di pse koken uli poshte,
Vec, ne syte e mia te dyja farfurinin,
Me thoshin s’do ndalim. As ti mos u mposht…
As vete se kuptova pse I desha ate cast!
Valle pse me te dyja u dashurova?
Kur njera gezim tjetra trishtim mbart
Thua jane krejt vitet qe deri sot jetova?!
Dhe nisa me pas ti ndaja ne muaj
Ne ata qe ben drite por qe dhe zemra mu sfilit,
Perseri cuditshem mu ben si te huaj
Prap s’me dilnin fare mire llogarite…..
Eee thashe me vete ,ndaji thjesht ne jave,
Ne ato qe te bene te fluturosh vertete,
Dhe pse jane dy pesa brenda kane e mbajne
Ditet kur ti qeshe dhe gezove ne jete…
Su mendova gjate I ndava ne dite,
Ne ore, minuta e sekonda pa fund,
Ne castet kur shpirti e zemra mu perterit,
Ne ditet kur dhe pa fryme jetova une…
I lash prap te dyja te rrinin ne krah,
S’kane pse garojne dy PESAT e mia.
Eshte e fundit here qe do jene kaq prane
Qofte nga merzita ose nga dashuria….
PESAT s’me bejne te numeroj vitet ne jete
Sepse jete nuk jane DY PESAT E Mia,
Eshte vrulli qe merr dita ndonjehere vertet
Jane castet kur qesha me lot nga lumturia…

Anila Kodra Kotroci

Ancora Io… 08/10/2021

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.