7.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Shefit Doksani

Fabul

Rroftê Nasi..që na qasi..
Foli kryetari i partisê së vogël
Para antarëve të vetê
-Dihet qê jemi parti gogël
Por unë në tē vërtetê
Kam kêmbëngulur
Që për pak pushtet
Të rrimê tek partitë e mëdha
Tek Nuna,tek Nasi.
(Dhe duartê i pari pêrplasi.)
Pastaj vazhdoi :
-Ju kujtohet , kur dy këmbêt tunda
Dhe u thosha,hajde shkojmê tek Nuna
Por Nuna nuk na qasi
Ne vrap tek Nasi
Nasi na shtroi petulla
Dhe bukur na tha :
“Hani dhe mos bëzëni
Ndryshe u rrahê me dega mëni”

Duartrokitje dhe ovazione nga vëndi

“Rroftê Nasi qê na qasi.’

“””””””””””””””””””””””””

Fabul
Ndodhin pa tregohen
Një drenushê kishte djalin tê sêmurê.
Njêzetê vjeç urinonte nê krevatë .
Ndaj vrap tek hoxha kërkoi kurë.
Hoxha menjêherê lexoi kuranin stëprapthi
Dhe pyeti si është emri I djalit dhe llagapi.▪︎
Pastaj pêrseri ,në faqen tjetêr,qetapin hapi.
Pas pak me kujdes , bëri gati nuskën
Dhe tha :-qê djali të mos bëjë shurrën
Paksoji ujin dhe shtoi bukën.
Por pêr dy netê u tmerrua drenusha
Shkoi prap tek hoxha.e zbrazi inatin :
-Efendi nuk ma ke shëruar djalin
Veç të hollit,ai po bënê dhe të madhin..!

Shênim : Fabula êshtê ndertuar sipas njê rrêfenje tê mikut tim S.Mamaj.

Llagap- mbiemêr…

“””””””””””””””””””””””””

Fabul
Qylafi.
I thotë shokut dêrri veshur me rrobe doku :
-Pse s’na pranon BE-ja, e di ti,si è ka hallin ?
-Jo nuk e di -gjegjet menjëherê shoku.
-Kêrkon që sipas kokês,tê na vêrê qylafin.

-Po mirê ,të na e vêrê-ngau tjetri llafin.

-Eee po , pêr ne nuk gjejnë dot qylafin….!!

“””””””””””””””””””””””””

Fabul.
Dopie llamarinë.
Dy kandidatë për deputetê
Për fushatë ,shkuan në fshatê
Atje hapur nē publik
Flasin pêr programin ekonomik.
Hidhet I pari me guxim :
– Ne , bazë kemi kusinë
Po në 4-vjeçarin që vjen
Për popullin anë e mban
Do shtojmē dhe kazanê.
Një fshatar usta në kallaisje
Mbështetur pas pemës me sytha
thotë :-kujdes se rrugës ka gropa
Nga pêrplasjet , i çpohet bytha.
E kêtu nuk vjen as kocka….

I dyti vetëtimë :

-Mos u mërzitë vëlla,kazanit

Do i bejmë brekë dopie llamarinë…..

“”””””””””””””””””””””””””

Fabul
Debat,për pyllin dhe dërrat.
Me kafshët atje nē plazh,tek rêra
Pêrpak plasi grushti
Pĕr thënien, ‘nuk ka pyll pa derra.’
Në të vërtetë pêr këtë
Ishin dakortê,të gjithê së bashku
Por punën e prishi dy thundraku.
Ai i tha një thundrakut :- të kam rixha
Mirë pyll pa dêrra nuk ka
Po dêrra pa pyll ka ?!
Këtu u nxehê një thundraku
Dhe u bë gatti për grushtê
Por nxemjen ia shuajti kastor vocrraku.
Vrap hipi nê një shtyllë neoni
– Dêgjoni-tha -dêrra ka nê pyll,në fshatê.
Po ka dhe nê qytetê , pesê thundrakê

Që sherrin ta mbyllim

A s’më thoni,këta të qytetit

Ku e kan pyllin ?!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.