Takim tetori.
O vashë.
Po çke që dridhesh, si gjethka në erë,
Nga syri të pikon, një si pikël vesë,
Gjoksi të hidhet, si dy të vogla valë,
Kalldrëmit të Toplecit,rrëshqet si ngjalë!?
Era e tetorit valvit, e lot me të hollin shallë.
Tek burimi i Toplecit, pret bandilli, djalë.
O djalë.
Po çke që dridhesh ,si zog i frikësuar,
Dhe syrit xixëllojnë, shkëndija flakëruar,
Shpirti rrënkon, pëshpërimash krahëruar,
Çbrengë apo mall, zemrën ta ka pushtuar!?
Era e tetorit, lot me flokët e djalit ngatëruar.
Nxituar, dhe ja, afrohet mërenkë e pikëluar.
Duar shtërnguar, heshtja fliste ndjenjave,
Nga vështrime njerzish turbulluar, hutuar,
U ngjitën dhe humbën ,pyllit të gështenjave.
12/10/2021 RSH
“””””””””””””””””””””
Mollë parajse.
Lermë çupkë lermë ,
Të të prek pak gjinë,
Ngjitur gjoksit tënd,
Si dy mollza rinë,
Dy mollza këputur,
Nga kopshti i Edenit,
Në gji çmi ke futur,
Në gji çmi ke fshehur.
Lermi të ti prek,
Ëmbël, përkëdhelur,
Po dhe pak kafshuar…
Moj mollkë e ndaluar,
Lermë çupkë ,lermë,
Të të prek pak gjinë,
Jam bërë për çmëndinë,
Paaak moj ti shijoj,
Pa në ferr të shkoj,
Ah këto gjire vajze,
Janë mollë parajse.
9/10/2021RSH