Eduart Pasha Vlonjati

Trupi i mësueses në pension u gjet pranë shkëmbinjve, buzë detit në Vlorë ditën e sotme…

Humbje e papritur. …shkruan Lilo Troqe.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Dhembje madhe e tejskajshme që s’do më hiqet kurrë nga kujtesa….
Jo më shumë se tri ditë më parë u takuam, folem gjate, pime kafe bashkë shoqja ime e mirë dhe e urte , veshur me dashuri, NADO.
Humbja jote, plagëzbuluar do të mbetet tërë jetën, jo vetëm per te dashurit e zemres , po dhe per ne, shoqet dhe koleget e tua.
Lilo, sjellja jote poetike për kolegen tonë është vërtet një elegji që do ta mbajë përherë të freskët kujtimin dhe emrin e saj, Nadire Nelaj.
Kujtimin e saj do ta përcjellësh në breza, nepermjet këtyre vargjeve.
Një punë fisnike kujtimi për shoqen, pavarësisht se për atë që e shkruan gjëndja emocionale është shumë e lartë dhe e bën atë të vuaj.
Lilo, veç fjalës “Ngushëllim” s’di ç’të të them….
Këtu fjalët heshtin dhe flet vetëm zemra.
I paharruar kujtimi i shoqes tone, mesueses së talentuar, nenes dhe bashkeshortes shembullore, NADIRE NELAJ!
Pse na humbe….
(Për të mirën Nado)
Ç’qe ajo e premte e zezë,
Që ta prishi mëndjen fare.
A mos ndoshta në histori,
Kishe dëgjuar për të premten e madhe,
Si ditë e mbarë për kallje?!
E në ujëra deti u sose ndajnate.
Ç’i the vetes mikja jonë fjalëpak?!
Të arratiseshe në të largëtin skaj.
Tej Petroliferës atje larg,
Ku heshtja kish vdekur,
vetëm ti gjallë.
Pa njerëz pranë,
as zogjtë s’bëzanë.
Ndoshta vetëm peshqit të kanë parë.
Si munde të hidheshe në ato dallgë?!
Ti,
që çdo hap e matje ngadalë.
Ti,
që çdo fjalë e mendoje mëparë.
Ti,
që s’prishe kurrë me asnjë fjalë.
Ti,
qē buzëqeshjen e kishe të rrallë.
Ti……
Bota jote shpirtërore ç’pësoi vallë?!
Nuk di si je ndier n’atë çast,
Na le të gjithëve gjashtë ditë pafjalë…
Lilo Troqe më, 14 tetor 2021
Për Nado Nelaj që u gjet e mbytur në det mbas gjashtë ditësh në Vlorë…
Një traum për të gjithë….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.