NGA JETA MESOJ ….
Ende mesoj,
se dashuria lind e nuk blihet,
Se dhimbja nje dite mbaron,
Prane dikujt qe do edhe me dhimbje rrihet
Lum kush ne jete sfidat i duron….
Ende mesoj,
Se njerzit dashurojne me fort
Kur larg njeri -tjetrit qendrojne,
Zemra si mat distancat ne toke
Pa prekur ato ndjejne ,ethshem dashurojne…
Ende mesoj,
Se dashurite kurre s’jane njesoj
As kurre njesoj ne bote s’dashurohet .
Cdo shpirt i jep te veten ngjyre e boje
Dhe pse gjithmone me te kuq simbolizohet..
Ende mesoj,
Se nje dashuri e vertete
Shume njerez i ben te jetojne ne delir.
Vec dashuria e vertete ne kete jete
Te ben njeri me vlera ,te mire …
Ende mesoj,
Se mban brenda dashuria
Pathos, emocion,zjarr dhe vlage.
Ashtu si brenda saj ka dhe intriga
Qe hapin te pasherueshmet plage….
Ende mesoj,
Se te duash eshte virtyt dhe vlere.
Edhe Zoti boten nga dashuria krijoi.
Te duash eshte sublime,njerezore perhere
Harroni zenkat njerez,me shume dashuroni….
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 11/10/2021