12.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Ana Lisa Ormeni

Kepucet e reja …

Kepucet e reja eh ateher nuk munda ti bleja
Se shtrenjte m i shisnin
Ne veshje me vrisnin !
Edhe kur i bleva vetveten genjeja
Me paten munduar
Se…duheshin shtruar …
Ato rrinin urte
Te etura per udhe
Ne lidhset e tyre
Qe lidha si nyje
Sa here u pengova
Se shtrenjte i pagova
Kepucet e reja
Me vrane e munduan
Por udhet e gjata kurre
Nuk m i shkurtuan !

Anna . L. O

Shtator 2021

“””””””””””””””””””

Ç mund te jesh ?…
Ç mund te jesh ,kur shkon e vjen si ere
Porsi fllad i lehte i pergjumur
Pamjen se tregon asnjehere
Nese rri ne xhep do te kesh humbur !
Ç mund te jesh ti mendje kokekrisur
Qe s more keshilla asnjehere
Mund te quhesh enderr e braktisur
Vjen mengjesi fshihesh menjehere !
Ç mund te jesh kur je qenie e padukshme
Smund t jesh as emocion as ndjenje
Mund te jesh mendim me medyshje
Qe s flet dot me ze as qarte as prere !
Ç mund te jesh kur prish gjumin e botes
Klith e lebetitur shpirt humnere
Kthehu menjeher nga je nisur
Nuk i dua gjerat …kur skane vlere !
Çmund t jesh ti pa figure e ze
Une mund te t emertoj …Asgje !

Anna . L. O

Shtator 2021

“””””””””””””””””

Zbrazeti …
Ndihem si nje gote qe nuk ngjan e bukur
Permbi tryeze vakti shume here e permbysur
Nuk eshte krahasim ,se shoh kurre keshtu
Eshte me gjysem shpirti, s behet fjale per tru !
Nje pjese e pandare ne festa e gezime
Gota sa nje bote , uje dhe burime !
Ska te krahasuar kurre ndonje here
Kur e flakeron dhe e mbush me vere !
Ktheja krahun gotes permbys te mos rri
Mbushe gjer ne krye vec me lumturi
Goten beje zemer quaje njeri
Mos te shkruhet kurre fjala ZBRAZETI !

Anna . L. O

Shtator 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.