15.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Rutinë…

Të gjithëve na kap
kurthi i ditës monotone,
si viktima të pafajshme të kohës,
presim magjinë
të zbres nga qielli.
Të pangopur me ëndrra
rrënqethemi prej reflekseve të zgjimit
e vrapojmë me intuitë
në trafikun e përplasjes së mendimeve,
të etur për ndryshim
më kot dëshirojmë të dimë
se çfarë do të na sjellë dhuratë e nesërmja,
kur askush nuk mundet ta dijë,
sepse e pazëshmja kthehet në rit të pritjes
që duhet të pranohet pa zhurmë,në qetësi.

Marjeta Shatro Rrapaj

“””””””””””””””””””””””

Waiting…
We drown in the noise of fate,
when the world around us spins
like a cloud hanging over the eyes
and we are afraid to close our eyelids
that the connecting threads are broken
and who listens to the confessions
for complaining dialogues with time
for the sorrow of autumn,
for the thoughts that fly
with dried leaves
sad roads
in the trembling of the season
that sleeps within the soul
walking with passers-by …
Duke pritur…
Mbytemi në zhurmën e fatit,
kur bota rreth nesh vërtitet
si re e varur syve
e ne kemi frikë të mbyllim qepallat
se këputen fijet lidhëse
e kush i dëgjon rrëfimet
për dialogët e ankueshëm me kohën
për brengën e vjeshtës,
për mendimet që fluturojnë
me gjethet e thara
rrugëve të trishta
në drithërimën e stinës
që fle brenda shpirtit
që ecën bashkë me kalimtarët…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.