15.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Daim Hiseni

Cila nga partitë tona plaçkitëse dhe garuese për pushtet i ka në programën e saj këto pika?
PËR SHQIPËRINË DHE FLAMURIN KUQ E ZI
Mund të jetë një imazh i 1 person
01. Garantojm të drejtën e shprehjes së vullnetit të lirë të popullit shqiptar.
02. Shqipëria e bashkuar, garanton paqën, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
03. Shtet i së drejtës, sundimit të ligjit, ku mbretëron liria e fjalës dhe e mendimit.
04. Rikthimi i sistemit të vlerave, arsim cilësor, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.
05. Shqipëri ku morali, nderi dhe fjala e qytetarit do të jenë pjesë e pacenueshme, e konsideruar pasuri e vlerave kombëtare e mbrojtur me Kushtetutë.
06. Shqipëri ku gjykatësve, organeve të drejtësisë, gjyqësisë dhe prokurorisë për korrupcion në emër të popullit, u merret shtetësia dhe familjarisht dëbohen nga shteti.
07. Shqipëri e drejtuar nga njerëz profesionalist, pa njolla dhe të pa kompromituar, nga shqiptarë që nuk janë kursyer asnjëherë dhe janë dëshmuar gjithmonë, në çdo rrethanë për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi.
08. Shqipëri ku penalisht dhe pa mëshirë do të dënohen, tradhëtarët, të shiturit, ngatërrestarët, spiunët që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e vendit.
09. Për të bashkuar energjitë e Kombit nga gjitha hapsirat e banuara me shqiptarë, kapacitetet intelektuale dhe materiale të diasporës shqiptare, për të gatuar bashkimin mendor, shpirtëror dhe fizik të të gjithë shqiptarëve, vehemi në mbrojtje të pasurisë natyrore, pasurisë së vlerave kulturore, shpirtërore dhe kombëtare.
10.Krijimi i institucioneve të përbashkëta, mobilizimi i potencialit intelektual e atdhetar, drejtë realizimit të idealit të lartë kombëtar, sipas sintagmës:
NJË KOMB, NJË SHTET, NJË GJUHË, NJË FLAMUR !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.