Shteti krijohet nga vullneti i sovranit të tij që është populli.
Ndërsa populli fillon nga individi.
Kur shteti e nderon sovranin atëher shquhet për komb i ndritur dhe i ngritur.
Kur shteti e vret atdhetarin e tij, ai ka vrarë sovranin, ka ulur flamurin dhe shkon drejt shkatrimit.
Sot, kujtojm veprimtarin dhe patriotin e ditëve të hershme të veprimtarisë kombëtare, kimistin e shquar Prof. Remzi Hoxha.

Ishin vitet e 90-ta, kur në Shqipëri kishin filluar stërvitjet dhe përgatitjet e strukturave të para të Armatës Kombëtare e cila më vonë do të quhet Ushtria Çlirimtare e Trojeve Shqiptare.
Gjatë funkcionimit të Shtabit Operativ “UNIKOMB” nga viti 1991 në Tiranë, bashkë me Mr. Halil Alidemën kishim takuar atdhetarin Remzi Hoxha i cili asaj kohe pranoi ti bashkangjitet strukturave guerile, duke ngritur kështu një laboratori për prodhimin e pajisjeve të sofistikuara luftarake në mjete shpërthyese për veprime diversante.
Dashuria e tij për çlirimin e Kosovës ishte e dëshmuar. Edhe përkundër të mirave materiale dhe pasurisë familjare, ai zgjodhi rrugën e veprimtarisë atdhetare në mbështetje të strukturave për organizimin e luftës çlirimtare në Kosovë.
Pas pyetjes sime: Pse na vraponit me hu gardhi ditëve kur erdhëm për stërvitje në Shqipëri? Do ritheksoj fjalët dhe përgjigjen e plakut të urtë Prof. Sabri Godo që mi ka thënë në Sarandë, dhe ate:
” Kur erdhët ju nga Kosova, në syrin tonë (aparatit shtetëror) ishit vetëm një grup avanturierësh, të dërguar nga sërbia, për të krijuar konflikte ndërkufitare, që të munden sërbi dhe greku të realizojnë aspiratat e tyre.”
Të këtij mendimi kishin qenë shumë funkcionarë të lartë të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede si aktorë kryesorë të përfshirë në likuidimin fizik të dëshmorit Remzi Hoxha.
Kjo nuk na habit neve, sepse nuk është asgjë e re përpos përsëritje e historisë dhe tradhëtisë së kombit nga përfaqësuesit e popullit. E keqja e kësaj historie është fakti se dikur Enver Hoxha i cili sipas rekomandimeve të UDB-së Jugosllave likuidoi atdhetarët dhe patriotët më të mirë të kombit, poashtu ashtu edhe Sali Berisha përmes SHIK-ut likuidoi atdhetarët më të mirë, sikur Remzi Hoxha, Halil Alidema, Ilir Konushevci e tj.
Një prej arsyeve kryesore e cila na obligon të kujtojm atdhetarin Remzi Hoxha, janë zbulimet e tij të hershme të bashkëpunimit të strukturave të larta të shtetit shqiptar me shërbimet dhe strukturat e larta të shtetit sërb. Lidhjet dhe bashkëpunimet e Sali Berishës me Sllobodan Millosheviqin dhe Kiro Glogorovin, lidhjet kriminele të Shqipërisë me paramilitarin Zhelko Razhnjatoviç Arkan i mbështetur fuqimisht nga mafiozi Petrit Ame i cili ishte nipi i Drejtorit të Shik-ut Bashkim Gazidede.
Sot, pas 27 viteve nga data e 21 tetorit të vitit 1995, Remzi Hoxha dhe emri i tij bëhet i gjallë, bëhet i nderuar dhe i respektuar nga miqtë e tij, nga atdhetarët anë e mbanë dhe nga veprimtaria e tij e ndritur.
Ndërsa, pas 27 viteve nga kariera kriminele, sot Sali Berisha dhe shumë të tjerë si ai, mbeten turpi i kombit duke u përbuzur dhe baltosur nga vetë familja, miqtë dhe rrethi i tyre i ngushtë.
I përhershëm kujtimi për trimin dhe figurën e ngritur të kombit tonë REMZI HOXHA,