Shqipërisë time….
Të kam mëmëdhe ,
të kam atdhe,
Dashuri mbi dashurit
Më të ngrohtë at fole
Tek ti e gjej se më ke rrit.
Deti jot trazuar ,qetësuar
Malet e larta që mi ke ti
Në asnjë vend si kam takuar
Madhështorja ime moj Shqipëri
Po djemt e tu t’bukur e si luana
Vashat , çikat ,gocat me plot nurë
Lum për ta të mirë mi ka ba nana.
Askundë në botë si takova kurrë.
Tu shkretua toka jote moj nënë
Po ikin të rinjtë , mbetën të vjetrit.
Sa të shkreta votrat i kanë lënë
Qajnë nanat e gjora prej kiametit
Të vetme vendi vend nuk i zënë.
Ku mi latë vashëzat syzeza ?
Biondinën tu qa e late në dritare ?
Shtegtuat në ato viset e tjera.
Na i latë jetim tokat Shqiptare.
Kë të vajtojë më parë më thoni?
Muza ,dora ,u lodhën nga mërzia
Atdhetarët e mi mos na harroni
Vjen një ditë ju thërret Shqipnia.
Varret e etërve , bukën ta kujtoni.
Këtë tokë amanet e keni nga Perëndia.
Bukurie Buçpapaj
21. 10. 2021.
“”””””””””””””””””””
Kam atdhe e mëmëdhe.
Nuk jam refugjat pa dhe,atdhe.
Mos gabo mem thirr njashtu.
Kam vatan,fis,farë e mëmëdhe .
Prej zorit kam plakë rininë k’tu.
Krenar që jam prej Kosove.
Sa vite jetova ne tokë të huaj.
Mall kam për erën e asaj toke.
Për nanloken që më ka përkundë.
Këtu dielli s’nxeh si n’dhena t’mia
Mëngjesi asht i zymtë në horizont.
Nuk ka kroje e vasha t’bukura pehrria.
Kundrova gjithkah asht’ krejt e kotë.
Kosovarë mërgimtarë se njashtu rrit e le.
Kurrë nuk bahna gjerman ku ta di.
Kurrë se harrova që kam mëmëdhe.
Tokëbekumja mban emnin Shqipni.
Krenarë që jem bijat ,bijtë e tij.
Andaj kjofsh e jetofsh moj e bukura etnia Shqipëni….
Nën gjinin e nanës së madhe bashkarisht.
U bashkofshim bashkë e përjetësisht.
Bukurie Buçpapaj
20. 10.2021.