10.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Abdurahim Ashiku

NJË PLLAKË PËRKUJTIMORE PËR FITOREN E MADHE DIBRANE  TETOR-1921

“Një mendje-hiç mendje, dy mendje-gjysmë mendje, tri mendje-një mendje”.Anteprima immagine

Një mik që e din se sa dobësi kam për fitoren historike të betejës së Lanë-Lurës që e detyroi serbin jo vetëm të “mbytet” në Drinin e Zi por edhe të shpallet agresor nga fuqitë mëdha, e përfundimisht të vendosej kufiri që kemi sot (shprehur në një sërë shkrimesh që nga dhjetori 1992) më dërgoi “projektin e pllakës përkujtimore”, (miratuar nga  një komision titullarësh historiko-shkencor) për tu vendosur në vendin ku u zhvillua beteja.
Nuk më shkroi se ku do të vendosej, në krye të Lanë-Lurës ku ishte lapidari i vjetër apo në Qaf—Gëlqere ku flitet se është zhvilluar beteja fitimtare.
U gëzova që më në fund iu dha një fletë e bardhë kësaj beteje ku të shkruhet me germa kapitale historia e lavdishme e dibranëve për mbrojtjen e trojeve të veta historike.
U gëzova që personalitete të historisë do të kumtonin në një tubim në Akademinë e Shkencave dhe në Peshkopi dhe se ligjëratat e tyre do të botoheshin në një përmbledhje në shqip dhe anglisht.
Është me të vërtetë një ditë historike për Dibrën, një përkujtim i 100 vjetorit të betejës fitimtare, ditë që do të desha të jetë tash e tutje e përvitshme dhe me kërkime e punime të thella historike.
Projekt-pllakën, po e përcjell me thënien dibrane…
“Një mendje-hiç mendje, dy mendje-gjysmë mendje, tri mendje-një mendje”.
Shprehni mendimin tuaj…
Në formulim dhe në drejtshkrim…

KËTU, ME 26-28 TETOR 1921
U ZHVILLUA BETEJA HEROIKE
MIDIS VULLNETARËVE DIBRANE
TE LIRISË DHE USHTRISE PUSHTUESE
TË JUGOSLLAVISË SË PARË, E NJOHUR
NË HISTORI SI BETEJA E LANË – LURËS
OSE E QAFË – GËLQERES,
QË ÇOI NË PËRMBYLLJEN ME FITORE
TË NJË LUFTE TË ASHPËR 9-VJEÇARE .
LAVDI QËNDRESËS SË DIBRES.

Abdurahim Ashiku

Athinë, 23 tetor 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.