Po kush ishte Nikoll Gjergji!!! Lindi në Shkodër në vitin 1941 dhe në moshën 13 vjeçare ne vitin 1954 merret me futbollin,në shtëpinë e pionierit me tranier Ernest Helipianin, deri ne moshen 15 vjeçare Nikolla lot futboll, dhe 16 vjeç lot volejboll me të rinjtë e Vllaznisë me shokët Frederik Çapaliku dhe Vitor Jubanin,ku duhet theksuar,në atë kohë mund të luajshe në shumë sporte , aty Nikolla del kampion kombëtar Shqipërie në moshën 16 vjeçare! Po at vit 1957 merret me atletikë,dhe merr pjesë në kampionatit kombëtarë të rinjve në hedhjen e shtizet,dhe po të nesërmen del kampion në 110 meter me pengesa,dhe ketu mbyllet për Nikollen atletika.

Në vitin 1959 duke parë tek Nikoll Gjergji si një sprintier i shpejtë si era, ra në sytë e tranierëve që e marrin tek Vllaznia e madhe! Por zakoni i sistemit monist mosha e Nikolles ishte për të shkuar ushtar me i sherbyer shtetit, dhe e quan Nikollën ushtar në Gjirokastër! Duke parë se tek ekipi i Luftetarit ishte ushtar i vjeter Shkodran qe luante mesfushori i Vllaznise Avni Kastrati, ku simbas fjales se Nikolles,Avnia ishte lojtar shumë i mirë si mesfushor,dhe une aktivizohem me luftetarinsi sulmues,dhe se harroj thotë mjeshtri Nikoll Gjergji se Shkodrani Avni Kastrati me niste vetem mua topat qe si Shkodran te shenoja gola, dhe ti tregojsha tranierit që te aktivizohesha ne 11 shën me te mire te Luftetarit! Aty lot 1 vit 1959 Nikolla me Luftetarin e madh te atyre viteve,me portierin me ne forme ne at kohë Mico Care dhe futbollistet Gligor Xhumba,Zizi Cepele,Ylber Kallajxhi,Sefer Lek koti, Ibrahim Xhemnica,Bahir Kokolari,Avni Kastrati,Thanas Koçi,Lalan Birçe,Ksenofon Care. Mbas ushtriet ekipi i Partizanit kishin dëshire ta kishin ne ekip,por Nikoll Gjergji kishte madh për familjen e Shkodren,dhe i dukej veti si emigrant jashte Shkodres.

Dhe viti 1960 futbollistin Nikoll Gjergjin e gjen tek Vllaznia e madhe dhe fill ne formacion i pa diskutuar,me at force dhe shpejtesi te madhe qe kishte Nikoll Gjergji,edhe pse ishte kampion me volejbollin dhe atlet,që e ndihmonin shume Nikollen ne kercime e dyluftime me kundersharin,ku lot me lojtare te medhej te atij brezi,dhe shpejt vjen trofeu në vitin 1965 fitues i kupes se Repuplikes me tranier te madhin Skender Jarecin dhe me koleget futbollista si Deto Zmijanin, Zija Danin,Frederik Çapaliku,Sabah Bizi, Zan Rragamin, Selami Danin, Esat Rakiqi, Paulin Ndojen,Hajrullah Lekaj,Menduh Dedjen, Rauf Çangen,Halil Puken,Kol Gjoni( Belaj), Xhovdet Basha, Pjetër Dushaj,Dan Komi……
Nikoll Gjergji vazhdon e lot ne formacion deri ne vitin 1969 me te madhon tranier Xhevdet Shaqiri,qefilluan te vinin lojtare te rinj qe Vllaznia qite çdo vit si Zyhdi Basha, Millan Vaso,Viktor Plumbini,Selman Cukali,Çesk Ndoja,Ismet Hoxha,Nuh Isufi dhe Mehdin Zhega qe erdhi nga ekipi i Dinamos mbas mbarimit te fakultetit ne Tiranë. Nikoll Gjergjin nuk e luante kush nga formacioni,ku pa pritur ne Rumani ai theu kembën në moshen me te mire te pjekurise 29 vjeçare, dhe ktu mbaroj se luajturi futbolli per Nikoll Gjergjin.Ne moshen 30 vjeçare Nikolla mos tiu shkeputurfutbollit e caktuan tranier moshash dhe deri para 2 viteve ishte nje opionist i mrekullieshem ne te gjitha rubrikat Sportive ne televizoret lokale te Shkodres. Unë ruaj kujtime te bukura me te ndjerin tani Nikoll Gjergjin,se ishte edhe shok i ngushte me legjenden e notit kampionin Mark Shestanin dhe qendronim shpesh ne kafe se bashku.Pushofsh në paqe njeriu i mrekullueshem dhe i dashur me te gjithë Nikoll Gjergji…Do kujtohesh gjithmone.