“””””””””””””””””””””””
KOSOVË ,SA PRANË TË KEMI..!!
Kosovë ,me emrin tënd më flasin malet.
Kosovë,me emrin tënd më flet,çdo plis e gur.
Kosovë,para teje dhe Hëna dhe dielli ndalet.
Kosovë,hijeshi vashe ke në emër,dritë e nur!
Kosovë,shekujt me emrin tënd ,më flasin.
Kosovë,për ty gjaku i derdhur është bërë liqene.
Kosovë,krisma e buçima topash,më buçasin.
Kosovë,të dua si biri yt oj nanë,oj Kosova jeme!
Kosovë,o syri e zemra e mbushur përherë me lotë.
Kosovë,djepi që lundron në lumenj e dete gjaku
Kosovë,askush si ti,me aq gjak se kërkoi lirinë në botë.
Kosovë,Dardani,veç teje askush se di si erdhi liria tek pragu!
Kosovë,ti njoh djemtë,si lisat e vajzat si Hëna ndër yje.
Sa herë që i takoj,sikur takoj Kosovën dhe krejt Dardaninë,
Axhë,jena prej Kosove thonë..,sa ju pska hije!
Na nanë n’zemrër,axhë kena e do t’kemi vetëm Shqipninë!
Kosovë, n’lucat e gjakut në çdo vend,trëndafilat kanë çelë.
Janë trëndafilat e paqes,se ne Shqiptarët kudo
për paqen jemi.
Liria ka hapur flatrat,lirinë kudo veç gjaku lumë e ka sjellë.
Kosovë,tash jena bashkë n’rrugën tonë,oh sa pranë të kemi !
Ksamil “Garden VILLA Veli “