14.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Ajete PAVATAJ “EPIKË ËNDRRASH” Poezi

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

EPIKA A DASHURISË DHE ËNDRRA E NJË
POETESHE
“Më dashuro, mos më merr mëri
Dashuria s`e njeh fushëbetejën
Në hapësirën tonë lindi kjo ndjesi
Dashuria është universi ynë i jetës
Në largësi flisja me gjuhën e yjeve
Para dashurisë nisa të fryj si erërat
Për të gjetur në shpirtin tënd strehë
Bëja dashuri si rrufetë me ëndrrat
Më dashuro njëzet e katër orë me diell
Rrënjët e kanë bukurinë të përveçme
Sythet e luleve i çelin veç nën qiell
E mbeten shtatzënë me fjalë zemre…”
Që në poezinë e parë të librit “Epikë ëndrrash”, të
poeteshës Ajete Pavata, shohim qartë se kemi para
nesh një poete që poezinë e identifikon me lirikë
dashurie, madje me atë të dashurisë, si këngë të
mallit për dashuri e më shumë se kaq po që se e
shikojmë nga këndvështrimi i subjektivizmit që e
përforcon teorinë për lirikën si gjini personale dhe
universale njëkohësisht edhe atdhetare brenda
shpirtit poetik të një shpirti siç është shpirti poetik i
poetes në fjalë.
Ajete PAVATAJ
6
Pra poetesha Ajete Pavata brenda shpirtit të saj ka
shumë dashuri brenda shpirtit të saj e në veçanti tri
dashuri më të mëdha:
 Atdheun,
 Jetën,
 Lirinë.

Mbi bazën e këtyre tri temave të mëdha jetike për
poeteshën, lartësohet edhe pirgu poetik i ligjërimit
lirik i poeteshës e cila më tej poezinë e trajton si
trilogji jete për kohën dëshmi, për t’i regjistruar
motet nëpër të cilat ka ecur vetë poetesha me
drejtpeshimin e vertikales së saj, për ta pagëzuar
edhe kohën që e jeton epikë ëndrrash, ëndrra të
cilat poetesha i dëshironte që t’i bënte realitet në
truallin e tokës që e pagëzoi dhe në shpirtin e
lehonisë që i dha jetë me shpirt poetik.
Ndaj lirshëm mund të themi se me këto vargje që
japin natyrë dashurie qoftë si tërësi qoftë si poezi
më vete na dëshmojnë se portretin dashuri,
poetesha di sit a trajtoj dhe di se sit a qëndis për
natyrën shqiptare e më gjerë, duke na dëshmuar se
jeta në kuptimin jetik pa dashuri nuk ka kuptim, si
dhe se pa dashuri as edhe që mund të lindet edhe
vetë poezia si piedestal i shpirtit që e tejkalon
hyjnoren, për të mbetur një zhveshje jetike.
“Shkëputa një fletë nga kalendari
Dielli i ëmbël sytë më përqafon
EPIKË ËNDRRASH
7
Shikoj gjethet zverdhuar, ngjyrë ari
Ndiej muzgun që i lodhur po shkon
Po shuhej edhe kjo përflakje vjeshte
Dielli u fsheh përmbi muzgun e fjetur
Lulet e gjetën qetësinë ulur mbi supet
E të nesërmes që vinte gjithnjë e etur… “
Sa e zjarrtë është poetika e poeteshës Ajete Pavata,
lirshëm mund ta shohim edhe në poezinë “Ndjej
muzgun”, ku poetesha shfaq zjarrminë e saj
shpirtërore. Kjo zjarrmi poetike që po i krijon edhe
vargjet e më tejmë të poetikës Epikë ëndrrash, sikur
na tregon se etja për dashuri është e njëjtë si këngë
e mallit, madje të mallit të parë, duke kaluar në
llahtari, për të krijuar një botë tjetër ku fjalën e ka
vetëm dashuria, ku në thelb, poetesha e sheh
dashurinë si forcë jetësore, si burim lumturie dhe si
burim lirie për njeriun, që jeton në robëri ose është I
robëruar nga etja për të robëruar.
Pra, dashuria për poeteshën Ajete Pavata është një
ndjenjë, e cila përjetohet deri në skajet më të thella
të qenies njerëzore, si ndjenjë e cila trumbeton një
fuqi të magjishme, që s‟mund të zhbëhet as nga
robëria dhe as nga tjetërsimi, si ndjenjë që të
dhuron të pamundurën në jetë dhe, të bënë të
ecësh drejtë rrugës vertikale deri në mohim të
vetvetes, për të thënë, se: dashuria që paraqitet
përmes përsiatjeve intime, si poetesha me dëshmitë
personale, që e bënë rimarrjen e dashurisë edhe nga
Ajete PAVATAJ
8
lufta dhe qëndresa për liri dhe atdhe, dashuri e cila
edhe të kryqëzon në kryqin e betejave për të thënë,
se: unë jam fitimtar, unë jam i lirë brenda lirisë që
më takon, kuptohet, duke mos ecur si zakonisht
nëpër rrugët me idealizmat romantike, por rrugës
së realitetit me ndjenjat ku dashuria e merr pamjen
mu si temat dhe motivet e qëndisura nga pena e një
poeteshe e cila e ndjenë se kjo dashuri është edhe si:
 shpresë,
 shqetësimin,
 fatkeqësi, dhe
 luftë.
Do të duhej edhe shumë për të thënë për poezinë e
poetes Ajete Pavata, të pagëzuar Epikë ëndrrash,
por kam drojë të them më shumë se kaq ngase vetë
poezia në fjalë sikur më kufizon për të thënë më
shumë se kaq sepse më duket si një oqean që edhe
po të notosh mbi të nuk ja mëson dot thellësinë e as
jetën nën kalbësirë që në shikim të parë të duket se
ja njohe edhe pikën e fundit ku jeta jetohet si në
ëndrra.
Kështu që, lirshëm mund të them se poetesha Ajete
Pavata, me librin e saj “Epikë ëndrrash”, na shfaqet
me shpirtin e saj si një oqean, që është shumë rëndë
t’ia preksh jetën dhe dashurinë deri në thellësi, që
na e shfaq në libër shpirtin e saj mu si një oqean,
por mjafton që të paktën e mësuam se dashura
është pirgu dhe fundi i oqeanit poetik Ajete Pavata.
Rami Kamberi

“”””“MË DASHURO
Më dashuro, mos më merr mëri
Dashuria s`e njeh fushëbetejën
Në hapësirën tonë lindi kjo ndjesi
Dashuria është universi ynë i jetës
Në largësi flisja me gjuhën e yjeve
Para dashurisë nisa të fryj si erërat
Për të gjetur në shpirtin tënd strehë
Bëja dashuri si rrufetë me ëndrrat
Më dashuro njëzet e katër orë me diell
Rrënjët e kanë bukurinë të përveçme
Sythet e luleve i çelin veç nën qiell
E mbeten shtatzënë me fjalë zemre…

ARDHJE DHE IKJE
Unë hap dritaren e qiellit
Mëngjesi më ulet në dritare
Duke shkundur yjet e natës
Mëngjesi është lindje
Jetë, dëshira dhe dhimbje
Mëngjesi është ardhje dhe ikje…

HESHTJA IME
E mbështjellë me kaltërsinë qiellore
Heshtja ime përqafon dëshirën e ndrojtur
Shpresës i përulet me dashuri!
Dielli im m`i fshin mjegullnajat e natës
E më sjell dritën të veshur me rrezet e agut
Kohën mbaj në shpinë e ngjis shkallët e ditës…

PIKËNISJE
Rrezet e para të diellit
Vaji i parë i foshnjës
Pikënisje e një jetë të re
Dritën e marr me vete
Kënga e zogjve përcjell
Lotët e nënës nën qiell…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.