13.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Armando Lekaj

 

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, lule dhe ambiente të brendshme

BASHA apo BERISHA ?!

Di të them që PD-ja nuk është në pushtet, që PD-ja duhej ta kishte bërë Shqipërinë kur ishte në pushtet. Por, a është përgjigjja e kësaj pyetjeje zgjidhja përfundimtare për gjithqka?! A është koha që në gojën e secilit të jetë kjo tema e diskutimit dhe jo papunësia, familja, të rinjtë, emigrimi, denigrimi i identifikimit kombëtare?! A është koha e justfikimeve në formë akuze dhe mbeshtetjeje virtuale e sipërfaqësore që në thelb kanë interesa personalë?! Të vjetër e të rinj që orvaten duke lënë mënjanë vlerat parimet por duke kërkuar atë copë karrikeje që është kthyer në ëndërr. Një “luftë e rreme” ku pas çdo letre të firmosur qëndron një foto e shkrepur (të jetë aty, ku i dihet). “Nëse do të ndryshosh botën, fillo nga vetja”. Secili të pyes veten, për çfarë po luftoj?! A është realisht interesi i përbashkët ajo që po kërkoj apo i verbuar nga interesa personale ulëras i etur për një rrugë pa krye?! Si një nga shumë të rinj që e duan vendin dhe idealet tronditen kur shoh që fytyra të ligështa që përfituan e degjeneruan në çdo moment e me çdo mjet pushtetin që PD-ja ju dha, dëshpërimisht të pabëzitur kërkojnë të rikthehen si pishtarët e demokracisë, lirisë, normave e vlerave më të mëdha njerëzore. Nuk është fjala për Saliun por për ato persona që mjerisht kur shohin Saliun mendojnë kohët e vjetra dhe nën petkun e mashtrimit gënjehen se do kthehen sërish tek mundësia e tyre për të plaçkitur. Por me apo pa Saliun tashmë janë të rinjtë ato që duhet të mbushin hapësirat dhe të qeverisin. Qeverisja është mundësi, përgjegjësi dhe detyre për ti shërbyer edhe më të fundit. Shqetësohuni për prindërit pa punë, për fëmijët e diplomuar që presin nëse ka ndonjë bakshish në fund të ditës, për gjyshërit që qajnë në vetmi për të gjithë të dashurit e zemrës që detyrimisht u larguan, për të rinjtë që shumë kanë humbur arsyen dhe qëndrojnë larg realitetit, për veten që gjendesh në mes të katër rrugëve!!! Nëse do realisht të kontribuosh që dikur të jet në krye ai kryetar partie që dëshiron, shko tek familja jote, tek të afërmit, miqtë e tu, fillimisht duaji e pastaj kërko (pa asnjë kompromis me të keqen) zgjidhjen e problemeve të tyre. PD-ja është histori dhe historia është shkruar nga njerëz me vlera që “kurr nuk vdesin”. E nëse duam të jemi ata që bëjmë histori fillimisht duhet të duam vlerat mbi të cilat jemi ngritur. “Nëse na ka mbetur pak ndërgjegje, nëse na ka mbetur pak respekt për të rënët për atdhe, nëse kemi pak dinjitet, ja vlen që më shumë se gjithçka të punojmë për atdhe, për Shqipëri…!! Kur kjo të realizohet atëherë do jemi të aftë për të kuptuar dhe gishtin nga vetja ta drejtojmë tek kryetari që duam!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.