15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 22 Prill 2026

Sot perkujtome ndarjen nga jeta nje nga veteranet e avionave Uti-Mig 15, Mustafa Kalemi

Shkruar nga “PETRAQ KOROVESHI”

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
 Mustafai ishte nje nga tekniket me eksperience ne mirembajtjen dhe eksplluatimit te avionit dy vendesh e konkretisht te avionit 3-26 qe e eksplluatoje ate per 31 vjet rresht deri sa doli ne lirim nga reforma Mustafai ishte i dashuruar mbas avionit Ai i bente izmetin asaj deri ne fund ,i rregullt i perpikte dhe i vemendshem ne resurset e motorit dhe pjeseve te tjera dhe ndrimit te gomave Avioni i Mustafait ish gjithnje ne gadishmeri te plot luftarake Ta kishte enda ta shikoje avionin e Mustafait,pasterti kudo Me kete avion jane bere shume fluturime diten naten ne kohe te veshtira Pata fatin qe e pata kete teknik te mrekullueshem krahas te tjereve ne skuadrilje ku une isha zevendes kom skuadrilje Por le te ndalemi pak per kronologjin e ngjarjeve se kush ish Babai i Mustafa Kalemit Hysen isa Kalemi ka lindur me 1917 ne Mertinj te rrethit te Permetit ,ne nje familje te njohur per kontributet atdhetare ,vecenarisht per ndihmesemn e saj ne LNCL ,ku te gjithe pjestaret e familjes iu perkushtuan clirimit te vendit nga okupatoret e huaj Tre djem ishin Mersini ,Hyseni[ Babai i Mustafait] dhe Faiku,dolen partizane me arme ne dore I ati i tyre Isa Kalemi,ish anetare i keshillit N-CL te fshatit dhe aktivist i LANCL ne te gjithe krahinen e Deshnices,ndersa shtepine e tij e ktheu ne nje baze te sigurte per kuadrot drejtues te Qarkorit te Gjirokastres,ku bujten edhe Mustafa Matohiti,Shefqet Peci,Meleq Gostnishti e tjere Hyseni bashke me familjen ne vitin 1925 emigruan ne France dhe u kthyen ne vitin 1936 Ne vitin 1940 u larguan nga fshati,per shkak te luftes Italo-Greke dhe u strehuan ilegalisht ne Tirane Hyseni u lidh me ceten Partizane te Myslym Pezes dhe grupet e njesiteve guerrilje Pasi punesohet ne kantjerin detar te Durresit,thiret per te kryer sherbimin ushtarak qe koencidoi me pushtimin fashist te vendit I mbushur plot urrejtje ne shpirt dhe zemer Hyseni mori armen ne dore dhe luftoi perkrah Mujo Ulqinakut kunder fashisteve Pas pushtimit te vendit u kthye ne Tirane dhe u lidh me elementet revolucionare,duke marre pjese ne manifestimet dhe veprimtarit antifashiste Ne vitin 1944 Hysen Kalemi inkuadrohet ne Brigaden e XII Sulmuese Partizane,duke u shquar per guxim,sakrifica dhe vendosmeri te larte Vecenarisht vendosmeria e tij e rralle spikati ne luftimet qe beri Brigada ne rrethinat e Peqinit per te ndalur nje autokolone naziste qe shkonte si perforcim ne betejen e Tiranes Ne kete luftim te pergjakshem Hyseni ra si Deshmor i Atdheut,bashke me disa shoke partizane Ne qytetin e Peqinit eshte ngritur nje lapidar me emrat e ketyre deshmoreve,ku eshte perjetesuar dhe emri i Hysen Kalemit Babai i Hysen Kalemit Isa Mustafa Kalemi lindur me 15 shkurt 1884 ne Mertinje te rrethit te Permetit Isai ne vitin 1914 u martua me Fatimene nje grua fisnike dhe punetore ,mbesa e patriotit Hasan Merkuri,nga lagja Gur i Kelcyres Me 1925 Isai shkoi ne emigracion ne France,ku u lidh dhe bashkepunoi me militantet e njohur atedhetar HalimXhelo,Mane Nishova,Qeriba Derri,Kozma Nushi,Kadri Baboci,Xhemal Fratari,Fehmi Muco ,ish anetare te PK te Frances Kthehet ne atedhe me 1936 dhe pas kesaj i kushtohet ceshtjes atdhetare ne lufte kunder rregjimit te Zogut dhe poshtimit fashist te vendit Behet nje aktivist i njohur,duke bashkepunuar me militantet dhe udheheqesit e luftes ne Qarkun e Gjirokastres,si Mustafa Matohiti,Shefqet Peci, Meleq Gostnishti,Lumo Pavari,Kame Aliu Tre djemte e tij dolen Partizan dhe shtepite e tyre u kthyen nje nga bazat me te njohura e LANCL Madje pas clirimit aty u vendos Administrata e Pushtetit Popullor I mirepriti reformat e pushtetit ne ndertimin e vendit
Mustafa Kalemi i cili lindi me 1943 mbas vrasjes se Babait Hysenit,u rrit nen kujdesin shembullor te gjysherve Isait dhe Fatimese,xhaxhallareve,Mersinit e Faikut dhe halles Lule Elezit Mustafai kreu shkollen fillore nga 1950-1954 ne fsahatin Mertinje te rrethit te Permetit Shkollen 8 vjecare ne Permet 1954-1957 Shkollen e mesme ne Tirane 1957-1961 Shkollen e larte te aviacionit ne Vlore 1961-1964 Mbas mbarimit te shkolles u emerua teknik me graden nentoger dhe u emerua ne Rinas teknik avioni me avionin dy vendesh Uti-mig 15 me nr 3-26 qe e eksplluatoje ate deri sa doli ne pension per 31 vjet rresht U dallua per aftesi te larta profesionale dhe korektese shembullore ne kryerjen e te gjitha detyrave te mbrojtjes te Atdheut Mban klasin e pare Ka mare pjese ne te gjitha stervitjet qe ka organizuar Regjimenti diten dhe naten Eshte dekoruar me medalen e sherbimit dhe ylli kuq I martuar me Shpresa Zeqon 4 femije Sokoli Genci, Irena dha Fata te kater kane formuar personalitetin e tyre me figure te paster morale dhe aftesi profesionale ku punojne e jetojne Sokol,Genci,Irena dhe Fata te rroni e ta kujtoni babain tuaj te mrekullueshem si dhe ne shoket e tij I paharruar qofte kujtimi I tij u prehte ne paqe
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.