15.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Eljaz Salja

D Y G J E L A…
Nuk këndojnë kurrë majë një grumbulli plehu.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në një pulari,si kjo e jona,katër gjela po përpiqen me të gjitha mundësitë për të kapë majen e plehut.Njeri sot për sot qëndron në majë,si gjel me lashë të madhe e u thotë të tjerëve:Rrini aty se mirë jeni; këtu jam e do të jemë unë.
Këto të tre grihen e capërlohen me njeri tjetrin për të zënë majen e në një farë mënyre kanë të drejtë se dikur ishin aty,sidomos njeri,dhe kanë shijuar të mirat e asaj majë.
Ndërsa pulat shkelen gjithë diten nga të katërt,si ai në majë,si nga këto poshtë dhe si duket janë të kënaqura,përderisa heshtin.
Janë ndarë në katër grupe pulat dhe nuk dojnë t’ia dijnë se shkelen nga të gjithë,edhe nga ai që qëndron në majë të grumbullit,edhe nga këto poshtë,se n’fund të fundit shkelja është e njëllojtë,se po e provojnë prej 30 vjetësh.
Në fillim rezistoi pula; u përpoq të zgjedhë gjel,por erdhi një kohë që ia imponoi veç të rrijë ulur: hajde njeri e shkel,hajde tjetri e prap shkel e si njeri si tjetri njëlloj e shkelen dhe gjithë kohen mbeti ulur,e shkelur.
Kohët e fundit një grup pulash i janë grumbulluar gjelit të parë,me shpresen se nuk do të shkelë dhunshëm si dikur,por harrojnë se gjeli puplen ndërron e sifatin s’e harron.
Harrojnë se gjeli i madh polli të voglin dhe biri i ngjan të atit dhe të dy shkeljen e kanë të njëllojtë.
Prandaj rrini rehat,pula;pranojeni shkeljen e të katërtve,se të njejtë e kanë dhe argëtohuni,të pakten,kur ato capërlohen me njeri tjetrin për të zënë majen.
E sido që të vijë puna,cilido të zëjë majen e grumbullit të plehut,shkeljen nuk to t’jua mungojnë,të njëllojtë do ta keni.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.