17.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Bedri Zenel Islami

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Nesër, 28 nëntor, është 93 vjetori i lindjes së Nënës sime, Drita Gjylbegu – Islami.
Kishte fatin të lindte në një fis të njohur, zëmadh dhe atdhetar, pikërisht me 28 nëntor 1928.
Shpesh herë kam menduar se, jo rastësisht lindi atë ditë e, po ashtu, jo rastësisht , gjyshi i saj, Muharrem beg Gjylbegu, kryetari i parë i Bashkisë së Shkodrës, njeriu që ngriti flamurin në 28 nëntor, e quajti Dritë – si dritë e pavarësisë.
E gjithë jeta e saj, e pamatshme nga tallazet, ka qenë e dritshme!
Botën ajo e ka parë përmes zemrës dhe e ka përjetuar përmes shpirtit.
Çdo natë është lutur për dy gjëra: për lumturinë e fëmijve të saj dhe qetësinë e bashkëshortit të saj, Zenel Islam Shkrelit, me të cilin e ndanë mizorisht 59 vite më parë.
Lutje tjetër nuk kishte!
Nuk e dimë se si mund të themi mirënjohjen për ty, Nënëmadhe e një fisi të tërë!
Kurrgjà nuk më çmend mà fort,
Se mungesa jote!
N’regjistër Dritet
Gjendet emni jot,
E me përligjë t’kenunin tànd
Ekziston kjo botë!
Te ti asht,
Ajo që te t’pàrë tàn s’mujtën me e gjètë,
E gjithçka pos tejet e rrèmë-
N’kët jètë…
Natyra-Dhunti e Hyut vetë!
Ti,
Ke fuqi mbi ajrin
E mbi ujin,
Mbi zjarrmin e jetën,
Faljen e përdëllimin,
E te ti e di
Mà mir se gjithkush
Se kush jam,
E arsyen pse n’kët botë kam ardhë…
E jemja Nanë!
Bedri.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.