
=U MBYT NJË NENDETSE !!======
=====================
Sa herë fluturoj me avion
Me trokun e tij kalëroj retë
Mëndja gjithëmonë më shkon
Kur dallgët kalëroja në det.
Si qielli, si deti huqe kanë
Njeriu me gjoks u bën rezistencë
Deti ka dallgë e tramundanë
Qielli të dridh me turbulencë.
E pyeta një herë një pilot
Nenujes a pilot është më vështirë?
Me avion shetis nepër botë
Në fund detit s’rri dot shtrirë!!
Dhe nëse pësojmë një avari
Në gji të tokes kam për të rënë
Ju nenujsat ku shkoni a e di?
Në fund detit as peshqit s’u gjejnë!
Dhe më erdhi në mënd një tragjedi
Këto ditë një nendetse u mbyt
Thellësitë e oqeanit e kanë përpi
E mua një ngerç më zuri në fyt.
Tek lutesha për ata bijë nëne
Dridhmat e asaj kohe më zunë
Sot kujtoj e kam dhëmbje zemre
Per fat në fund detit s’shkuam.
Pushofshi në paqe koleget e mi
Dhëmbja sa pesha e oqeanit mbi ju
Çdo punë a do ta bëjë një njëri?
Sot ishi ju, dikur më takoj mu.
Dhe lutem për ju, prap e prap
Shpirti juaj në oqean u shpërnda
Si ju mund ta kisha unë atë fat
Dhëmbjen per ju, oqeani s’e mba!
MHILL MARKU = ( Ripublikim me rastn e 4 vjetorit të mbytjes
( Ish oficer në Nendetse.
Shëngjin: 30.11. 2017)
(Homazh për 44 nenujes argjeninas që humben jeten me nendetse në fund të Oqeanit, nga shpërthimi i hidrogjenit)
TË DASHUR SHOQE E SHOKË TË FACEBOOKUT: KAM VËNË KËT FOTO KUR KAM QENË NË NENDETSE. FOTO E VITIT 1972. E VURA PËR TA NDJERË MË SHUMË DHËMBJEN PËR NENUJSAT E MBYTUR SE EDHE ATA NË KET MOSHË DO TË KENË QENË. FLM!