DIELLI , FLET..,VËLLEZËR !!
Dielli flet,vëllezër,..e dini.,dielli flet!
Po, po, sot në mëngjes ,foli me mua.
Më erdhi tek dritarja, më foli vërtet !
Më foli pak caste…edhe iku, u largua !
Ej, njerëz,dielli aty lart,bukur ju flet.
Flet në të gjitha gjuhët e botës.
Miliona e miliarda vite,që thërret.
Ky dashnor i përjetëshëm i tokës !
Dielli,flet ëmbël,çdo ditë kur lind .
Dielli flet përmallëshëm, kur perëndon.
Me zë të ngrohtë të flet, si një prind.
Zgjohu o njeri,jam unë dielli,më dëgjon!
Dielli ska kohë të çlodhet,përherë në rrugëtim ,
Çdokujt në botë i thotë ëmbël:” Mirmëngjes “!
“Mirëupafshim “,uron dielli,në çdo perëndim!
“Tunjatjeta “o diell..,dhe unë e përshëndes !
Ej,vëllezër,dielli flet, zërin juve ja dëgjoni?
Eshtë dielli ynë,vëllezër,është vetëm një.
Ju shpirtëra të ligj,kurrë s’mund ta privatizoni!
Dielli do të ndriçojë,sa të jetë jeta,përgjithnjë!
Ej,ndiqe diellin që të flet,vëlla,shok,mik.
Dielli në rrugëtimin e jetës,ty po të fton!
Fute diellin në shpirt ,mos e lerë të ik.
Me diellin në zemër,nesër,më bukur agon !
“””””””””””””””””””””””””
GËZUAR DITËLINDJEN BIJA IME ERA!

Gëzuar ditëlindjen sot ,bija ime e bukur Era !
Në ktë fund Nëntori,kemi shumë festa e lindje.
Që ditën që linde,për ne ti mbetesh si pranvera.
Çdo ditë moj ,bijë e festofsh si një ditëlindje!
Në rrugët e jetës ti përherë nxiton si një erë mali!
E ëmbël,e bukur e shpejtë, si drenushë në pyje.
Si pikturë të bukur,portretin zoti i madh ta fali.
Farkë dhe dritë ndriçon, si Hëna lart ndër yje!
Tani je bërë nënë,e di çfarë është fëmija për një prind.
Je bërë mësuese, për nxënësit ti je motër edhe nënë.
Për ne je si një lule,si ai agu i mëngjesit,që çdo ditë lind.
Fluturo si ke emrin,në rrugët e jetës siç të kemi thënë !
Sot ti u rrite dhe një vit, Lioneli një poezi,për ty
recitoi.
Aroni i vogël ka filluar të flasë,tashmë e thotë fjalën nënë.
Babi për ty sot, një poezi të thjeshtë ,me nxitim
e shkroi.
Gëzuar,edhe njëqind Erushja jonë e bukur si një hënë !
Gëzuar Erushja jonë,e mira… e bukura jonë