18.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Prill 2026

ELHAM PASHA

Një pritje në dhjetorin e Libisë ~ k o m e n t ~

Në fundin e kësaj rruge ,prapa fotos time,kthehesh në portin turistik të Marinës,qytezë turistike ,në komunën e Rakusës,Sicili,Itali.Një port detar me ifastrukturë moderrne,ku mjetet lundruese ,turistike ,i gjen në hapsirat detare,nga Kreta e Greqisë ,Maltë,Mallorka e Spanjës,deri në Sardenj’ e Korsika e Francës.Me leje e vizë,shkojnë edhe në brigjet e Tripolit të Libisë.Pęr ndërtimin e këtij porti,vite më parë,ka bërë ivestime edhe Libia e Muamer Kadafit…Atëherë,në krye të qeverisë Italiane ishte Beluskoni ,ku dihet ,kavalieri kishte miqsi të vecant me Kadafin.Gjithashtu,dihet edhe heshtia e Beluskonit ,kur u sulmua shteti e rregjimi i Kadafit libian ,nga Prendimi,me në krye Francën,nën pushtetin e Sakorzisë. Dhe Sakorzia i kishte 200 milion ,borzh ,Libisë…Dhe kolonel Kadafi ,si diktator i ” të gjelbrës” libiane ,në ditët e tija më te zeza,reagoi: ” Nuk ja njoha dot,Beluskonit,lëkurën e tij të pabedisë…”
Marina di Rakusa e Sicilisë përvec vlerave turistike,është bregdeti jugor,sicilian me profil strategjik. Që në lashtësi,këtu përplaseshin “të ardhurit” nga thellsia e Mesdheut ,bile edhe nga limanet e Tunizisë e Libisë arabe.Megjithatë,sicilianët kanë qënë e mbeten vlersues edhe për fqinjët përtej Mesdheut. Në qytezën e Marina di Rakusës – ketër kilometër vijë bregdetare, ka edhe një rrugë tjetër me enrin “Libia “.Bile ,në legjendat e baladat siciliane ,zë vënd edhe Libia me Tripolin e saj, përherë me natyrën paqsore siciliane .Edhe për ne,shqiptarët , Libia nuk mbetet vetëm vend ,kuriaziteti,por edhe subjekt stabiliteti,i dëshiruar…Dihet,mbas rrëzimit të Kadafit ,Libia ,humbi normalitetin…Zuri vënd kaotizmi e lloj lloj pushtetesh: nga pushtetet e fiseve libiane …,deri tek ISIS-i (!)? Aktualisht ,Libia qeveriset nga një qeveri kalimtare ,me kryeministër Abdylhsmit Dabaiba, i cili nuk ka pushtet të fuqishëm ,ku, shumë herë është sulmuar që të merret Tripoli,kryeqyteti i Libisë.Këto sulme,prej një kohe të gjatë i ka bër gjenerali libian Khalifar Hafatar , i cili është edhe komandanti i ushtrisë libiane.Gjithashtu,në muajën dhjetor të këtij viti në Libi do bëhen zgjedhje presidenciale.Dy janë kandidatët kryesor : Saif Kadaf, i biri i Muhamet Kadafit dhe tjetri,koloneli Saddam Haftar ,i biri i gjenerali Khalifa Aftar,sic treguam: komandat aktual i ushtrisę libiane.Fushata zgjedhore eshtë tej e ashpër ,deri në sofistikim politik e diplomatik edhe ndërkombtar,në grupime të vecanta. Simbas një numur burimesh, iformimi, vecanrisht mediat e Lira ,thuhet: Islam Saif Kadafi,i biri i Kadafit të përmbysur ,pritet edhe në Moskë,nga vet presidenti rus,Putini…Pra,krye rusi është mbështetës e ndihmues i tij,në garën presidenziale të Libisë. Gjithasht, dihet,Putini ,kur u përnbys e u vra Kadafi ,deklaron: Kadafi ishte diktator ,por ishte udhheqsi më i përshtatshëm për atë vënd…,që lakmohet edhe nga bota.. .Lufta e gjatë,për rrëzimin e qeverisë aktuale e kapjen e Tripolit,që mbrohet nga vet qeveria ,ende vazhdon…Sic shpjeguam,në krye të kofliktit qëndron gjenerali libanez Khalifa Haftar, i cili ka pushtet edhe nga ndihmat ndërkombtare.Edhe ish presidenti amerikan,Trump,e ka përkrahur gjeneralin ,në fjalë,për rrëzimin e qeverisë aktuale,duke e quajtur ” pjellë e OKB-së…” Intersat për pushtetin e ri,presidencial të Libisë ,janë të ndyeshme . Egjipti,nën udhëheqien e presidentit Abdel – Fetah el- Sis, dhe sundimtari i Emirateve të bashkuara Arabe, sheiku Muhamed al- Zagyed ,mbështesin luftën e gjeneralit l’iban,Haftar për të kapur Tripolin .Në këtë mbështetje është futur edhe Izralili .Të tre shtetet ,ndihmojnë me dipllomaci,ifastrukturë e me bazë materiale,lufte e propagandistike,kanditaturën e presidentit,të birin e gjeneralit,kolonel Saddam Haftar.Edhe Turqia është e përfshirë në interesat nga Libia .Presidenti turk,Rexhep Erdogan,në vitin 2019,nënshkroi marveshjen Turqi- Libi,për ndarjen arbritare të ujrave të Mesdheut Lindor e fushave të energjisë,me qeverinë e Tripolit .
Izraeli ,Egjipti,Greqia e Qipro,e kundërshtojnë hapur,këtë marveshje se është kundër interesave të tyre.Prandaj,shtetet e sipër përmęndur ,përkrahin fushatën prrsidenciale libane të konelit Saddam Haftar,i cili po erdhi në pushtet do të prish këtë marveshje me Turqinë .Se kush do të fitoj ,në këtë dhjetor,e zgjedhjeve presidenciale libane ,do t’a vendos vet populli libian,përball dy kanditaturave,mjaftë interesante,me ndjeshmëri edhe përball opinonit arabo- botror.
Epirlog:
Dhjetori është i ndjeshëm edhe për ne shqiparët,vecanrisht për demokracinë e vërtet shqiptare.Partia Demokratike ndodhet vërtet ne krizë,e ndarë në dy grupime të mëdha demokratësh dhe alla demokratësh.Nese duam një opozitë të fort ,jashtë kofliktit ,krimit e korrupsionit,vetë demokrtët të zgjedhim më të mirën…Ndyshe,në Shqipri do istalojmë monopushtetin,të quajtur -shtet…!
ELHAM PASHA ,publicist.
“”””””””””””””””””””””””

Fundi i ditës ~ p o e z i ~
Fundi i ditës nuk mbyllet me perde
se s’mer leje nga zëri e drita ime.
Dita i lë natës një kapicë me sende …
Ca godasin vetveten ,të mbeten n’kujtime.
***
S’ka ditë,me duvak t’bardhë,pa celsin e natës.
Në syrin e kycit ,bën paradë dhe duvaku i kuq
e unë,dridhem rreth tij,si celsi i kashtës.
Natën s’shihen ca burbuqe ,se dita ka një huq:
***
Të josh e të josh, e në fund të shosh
se dita rrotullohet vetën për llogarinë e saj.
Ajo ka histori pa mbiemër,
fshehur n’kafkat- bosh,
e unë,njeriu i dritës ,
kur marrosen gërmat nis të qaj.
***
Nis të qaj në fillim të ditës
që nata t’më ketë frikë,
por hëna m’turret si kone që fenerin të fik.
Aty,ku mbaron dita ,hapet dogana e natës,
të avullojnë pikën e djersës ;
të shuajnë zjarrin e vatrës.
***
Fundi i ditës s’mbyllet me mbytjen e syve
se kërkohet iventari, nga qepallat e mia .
Toka e qielli përplasen ,e unë,midis të dyve…
Grij gjuhën e shijeve që natë mos të shija!
ELHAM PASHA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.