20.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Shenasi Rama

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe mjekër

Nji gazete e parise kishte marre fjalet e mija dhe i kishte nxjerre nga konteksti. Ishin turre gjithfare njeriu me me dhane mend e me me sha. une jetoj vetem dhe nuk jam pjese e asnji strukture ketu. Megjithate, po e them ate qe thashe, me fjale te tjera:

“kena ardhe si emigranta ne SHBA sepse nuk na ka mbajte vendi i jone e per nji jete ma te mire.
1. Me mbeshtet nji nder kriminelet qe na ka detyrue mos me gjete vend ne shoqerine shqiptare si njerez, asht nji IDJOTIZEM.
2. Me i dale kunder politikes se nji shteti qe te ka mireprite e te ka pranue, e me shperdorue lirine qe te ka dhene me kene njeri asht prape nji FAJ.
3. Me fole pa i dite punet e politikes vetem se te thote mendja se ti i din punet si duhet asht nji BUDALLALLEK i madh.
4. dhe ne fund, mos me u kthye me luftue kunder te keqes ne vendin tuaj asht nji KRIM.
ju qe shkoni te dentisti me heke dhambin, cka ju bind se dini cka duhet per politiken kur profesioni i juaj asht ai qe asht? shkoni e luftoni kunder te keqes ne Shqiperi e mos lehni ne sherbim te krimineleve e te antishqiptareve.
E sa per mue, une jam kthye me punue disa here, me parate e mia, kam deshtue, ndoshta kam me deshtue prape, kur shume prej lehesve kane kene ne mitingjet e krimineleve, qe jane ne te gjitha partite e i kane duert e lame me gjakun tuaj, te familjeve tuaja e te ardhmerise se femijeve tuaj.

te keni pak ma shume turp per veten e ma mire rrini urte ose bani ate qe duhet.

“””””””””””””””””””””””””””””””””

Prof. Dr. Gjergj Mullaga me shkruejti:
Kryeministri ka thane keshtu: “tridhjete vite me pare, kete sistem kerkuat dhe ne kete sistem jetoni.” Mire, po cka bahet ba me pase ndrrue mendje? kryeministri vete ka nderrue mendjen kushedi sa here per gra, te fejueme, te premtueme, etj. etj., dhe si e dini ka pase disa qe me vurrata e gunga prej te rrahmes sportive ne trotuar, kane kerkue mbrojtje prej tij…. e na nuk paskena te drejte me ndrrue mendjen per kete sistem qe po skllavnon, ose ma mire po na e ngjesh paq?

ku me u ankue qe kena ndrrue mendjen? askund nuk ka vend se edhe trotuari thote ky se asht i tij. opozite nuk ka. por ka vetem nji rruge: vetem ne rruge e me protesta, demonstrata, rezistence dhe ideologji te qarte shtet-komb formuese, nuk keni tjeter. ndryshe keni vurrata, gunga, dhe pse jo, edhe vrima… ne xhepa, ne kuleta, gjithkund.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.