TRADHTARI

Vendi im rriti shumë burra
Gra fisnike e vajza të bukura
Ah Kosovë ty te qofsha falë
Isa Boletinin çdo herë në ballë
Sa shumë luftëra kaluan mbi ty
Zëri yt larg mbi male është ndi
Kush guxon ta shkel ketë tokë
Jo kurrë pa më ra mua mbi kokë
Isuf Haklaj bashkë më trima
Nuk e lanë tradhëtarin të shpinda
Sabahati një vajzë bujare
Punës fisnike kurrë s’ju ndale
Ah bre tokë çka na bëre
Mjaft na mbytën e na verbuan
Ska ma keq të biesh në pritë
Nga dora e zezë e një faqeziut
Mjaft më i qajtë ditët më tym
Mos harroni kush dha jetën për lirinë
Ti tradhtar nuk ke vend të ne
Nuk mbulojmë ma trima nën dhe.
10.12.21
F.H
“”””””””””””””
MURI
Ju mure që me vite ju shikova
Në çdo gur një fjalë të fshehur e lexova
U rrefeva me juve më lot në sy
U betova që do vij gjithëherë aty
Ah vendi i shenjët që sa nuk të takoj
Edhe kur vij më nuk ju dëgjoj
Më ikët më ëndërrat e fëmijërisë
Mbete jetim si një varg i dashurisë
Do ju ndërtoj ngadaë edhe nga larg
Deri të bëhesh më e bukura kala
Si muri që nuk do të përmbyset kurrë
Me ty do jem e do rri si një flamur
Do valoj kur era e merr fshatin
Nuk do lagem as nga shiu i tërbuar
Nga dielli do ngrohem duke kënduar
Ndêrtohu mur për jetë duhet qëndruar.
06.12.21
F.H